• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha e hedh poshtë Saliun për Portin e Durrësit: Berisha i zgjodhi kandidatët për 6 marsin

by Java News
22/01/2022 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ishte sonte në Durrës. Në një bashkëbisedim me demokratët, ai u foli për të ardhmen dhe u kërkoi që të lënë pas kohën e Sali Berishës.

Basha kishte një përgjigje edhe për akuzat e Sali Berishës, që u shpreh pak kohë më parë se Edi Rama dhe “pengu i tij”, i kanë aferat e përbashkëta tek sipërmarrësi që ka fituar projektin e Portit. Lideri demokrat premtoi se do të bëjë gjithçka që “i ashtuquajturi, projekti i portit të Durrësit, që është fantazmë, të mos bëjë asnjë milimetër përpara”.

“Na kanë vënë edhe etikën e portit të Durrësit. Nuk është hera e parë që flas. E para është se është një tjetër provë korrupsioni përsa i përket Edi Ramës. Nëse ke për qëllim që të ndërrosh dhe të pasurosh një nga qendrat më të mëdha të Shqipërisë nuk i bën punët natën. Nuk i kalon ligjet në mes natë pa konsultim.

Nuk sjell këtu në prag të zgjedhjeve një sheik, që na e nxjerr herë për Krishtlindje dhe herë për Ramazan, por del dhe shpalos planin dhe si do të veprohet me pronat publike dhe private. Por ky njeri nuk mund të jetë Edi Rama, që premtoi 300 mijë vende pune dhe çoi 500 mijë në azil.

Kjo është arsyeja pse PD dhe unë që jo vetëm kemi qenë kundër, por jemi dhe do të jemi kundër, do të hedhim të gjitha ligjorë, që i ashtuquajturi projekti i portit të Durrësit, që është fantazmë, që të mos bëjë asnjë milimetër përpara. Zhvillimi nuk mund të bëhet pas kulisave dhe në kurriz të pronarëve të tokave që meritojnë të kenë pjesën e tyre në cdo zhvillim, në cdo qytet, jo vetëm në Durrës, por kudo.

Mbi padrejtësitë nuk mund të ngrihet as mrekullia që premton Rama. Le ta dëgjojë edhe njëherë se do të na kenë përballë bashkë me demokratët durrsakë për këtë projekt mafioz dhe nuk do të lejojmë tjetërsimin e pronës që u takon durrsakëve dhe po kështu nuk do të lejojmë që oligarkët mes trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren natën dhe Edi Ramën ditën” tha ai.

Në zgjedhjet e 6 marsit, tha se demokratët do të zgjedhin të ardhmen dhe ironizoi Berishën. “Zgjedhjet e 6 marsit do i përballim të bashkuar dhe vendosur për t’u treguar rrugën drejt së ardhmes, se refuzojmë hipokrizitë, cfarë primaresh do të bësh për dy ditë? Ti e ke zgjedhur kush është kandidati. Kur i pyete demokratët? A ka njeri në Durrës që nuk e di si bëhen kulisat e Foltores? Kështu do të vazhdojmë ne? Jo. Me gënjeshtra, mashtrime? Kështu nuk ecet përpara”.

Në fund, lideri i PD-së u shpreh se demokratët nuk janë dele që të flijohen për Sali Berishën. “Ne jemi ndryshe. Keni mbushur sallat për të çmontuar edhe gënjeshtrën e fundit, që baza demokrate është gati të flijohet për një njeri, a thua se demokratët janë dele, kur në fakt janë pasuria më e çmuar politike e këtij vendi. Të gjithë janë garancia, shpresa dhe rruga për ta nxjerrë Durrësin nga errësira e Ramës dhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës” deklaroi ai.

Next Post
Sulmohet nga ekstremistët/ Ja çfarë ka ndodhur me kishën ku prifti grek përdhunonte për 4 vite adoleshenten shqiptare

Sulmohet nga ekstremistët/ Ja çfarë ka ndodhur me kishën ku prifti grek përdhunonte për 4 vite adoleshenten shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

November 7, 2026
Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

November 7, 2026
Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

November 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

November 7, 2026
Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

November 7, 2026
EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

November 7, 2026
“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In