• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha e adhuron Ramën, e shikon si Ayatollah, më çudit Berisha…”

by A R
05/07/2018 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Gjekmarkaj, në një shkrim për “Panorama”, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama, me liderin shpirtëror të Iranit, Ayatollah Khomeini.

Dhe sipas tij, Rama adhurohet nga Lulzim Basha.

“Edi Rama, si zaptuesi më i madh i hapësirës publike të vendimmarrjes dhe asaj mediatike, ngjan gjithnjë e më tepër me Ayatollah Khomeinin. Ai po e shndërron në fe të pakundërshtueshme “Rilindjen” e tij. Në të ngrysurin realitetin tonë, vendos mbi tokën dhe qiellin, mbi historinë dhe të ardhmen, mbi pronën publike dhe biznesin privat në mënyrë krejt totalitare. Dy herë kryeministër, i zgjedhur në mënyrë demokratike e paskësh të pamundur të bashkëjetojë me këtë logjikë. Pas daljes së Gruevskit nga skena, ngjan i vetmuar në deliret ballkanike të pushtetit, ku zyrën e vet e sheh si kërthizë të botës, paçka se bota as e llogarit ekzistencën e tij. Këtë pavëmendje e merr si sinjal për të sunduar, një soj Guliveri në mbretërinë e liliputëve.

I mbarsur me gjithfarë lloj kompleksesh, frikërash, shtrëngimesh, ambiciesh, të gjitha këto, bija të botës së frustuar shqiptare nga historia, që te xhahilllëku gjen shëlbimin e vet, e ka tkurrur palcën e demokracisë, duke i dhënë asaj formën e një karakatine pa shpirt e përmbajtje. Demagog i një cilësie të lartë, propagandist i të njëjtit nivel, themelues i shkollës së mediokritetit në politikë, si shtresë që të ndjek pa sy e veshë, Edi Rama po bën testimet e fundit para kalimit zyrtar në despotizëm. Në këtë pikë të fundit, Lulzim Basha shfaqet si adhurues i tij (i mediokritetit)”, shkruan Gjekmarkaj.

Ai shprehet i habitur, përse Sali Berisha ka heshtur dhe nuk flet për çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Në gjithë sa po ndodh, opozita e vendit është shndërruar po ashtu në fasadë. Sali Berisha ka heshtur deri tani për teatrin e kjo përbën një çudi, kur dihet pasioni i tij për të reaguar edhe për gjërat më periferike në vend. Enigmë e madhe kjo heshtje”, shkruan ai.

Në fund, Gjekmarkaj ka dhe disa këshilla për Lulzim Bashën, se çfarë duhet të bëjë:

“Ai e ka një mundësi të madhe. Së pari, shkatërrimin e fasadës. Lënien vetëm të Edi Ramës në shoqërinë e të gjitha pushteteve dhe klientëve të tij. PD duhet ta shkallmojë dekorin që po e bën atë patericë të qeverisë, duke djegur mandatet e saj. Nuk ka rëndësi në e ndjek pas LSI-ja apo jo.

Fjalimet qesharake Edi Ramën e bëjnë të lumtur, së bashku me bllokimin e foltores. Ai miraton me forcën e kartonit çdo gjë dhe ikën me galop, mbushur me ekstazë. Basha duhet të braktisë pasigurinë dhe fobinë e vet. Të dalë nga zyra dhe të rrijë në rrugë. PD e ka jetike daljen nga zona e errët e asgjësë. Do t’i shërbente vendit nëse në lëvizje e sipër e shëron njëfarësoj vetveten. Basha duhet të negociojë me të gjithë të përjashtuarit prej tij, jo për të larë gojën si deri më tani dhe t’i kthejë ata, e po ashtu, ata duhet ta ndalin indinjatën, deri më tani legjitime. Lufta ndaj Bashës, sado e motivuar personalisht, sepse ndaj tyre ai kreu një padrejtësi të zhurmshme, tani e më pas është një bonus për kryeministrin në ofensivë antidemokratike. Pastaj gjithsecilit në PD e jashtë saj, që dëshiron t’i bashkohet, t’i japë mundësinë të vihet në provë nga suksesi i kontaktit me qytetarët, duke shkrirë ato palo hierarki artificiale, që vegjetojnë rreth Lulit si përgjumje zhegu.

Po kaq një lëvizje kësisoj në këtë alarm demokratik do të riaktivizonte venat e thara të opozitës me elementë të spikatur të shoqërisë. Kjo opozitë, sado lëngonjëse dhe autolezioniste, ka nderin dhe detyrën të përballet me dhunën e Edi Ramës, dështimet e bujshme të të cilit po marrin peng çdo aspiratë për jetë e vend normal. Kur Sauli u bë Pal, Lulzim Basha e ka ku e ku më të lehtë të bëhet i vërtetë, duke thënë një gjë që do ta çojë deri në fund, përndryshe do të kujtohet si pistoleta, me të cilën Edi Rama vrau opozitën. Lulzim, në vitin 1912, Ismail Qemali mendonte të shtynte shpalljen e Pavarësisë me disa ditë për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare. Imzot Nikollë Kaçorri i thotë se nëse është puna me vdekë nesër, hajde të vdesim sot. Thënë kjo, nëse ke ndërmend të bëhesh trim nesër, bëhu sot, braktisi këshilltarët që të thonë se pushteti vjen duke pritur. Dil dhe priju qytetarëve pa u kompleksuar nga ata që të tallin e shajnë. Po nuk dole, veç tallje e sharje do të kesh dhe Ramën shef mbi krye si sulltan, ti dhe ne bashkë”.

Next Post
Keni dhimbje dhe ënjtje? Ja ushqimet për të cilat duhet të bëni kujdes

Keni dhimbje dhe ënjtje? Ja ushqimet për të cilat duhet të bëni kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Ulet çmimi i naftës, këtë të mërkurë zbret në 199 lekë/litër

August 5, 2026
SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

August 5, 2026
Pronari i një exchange-i denoncon punonjësen në Vlorë, mori 5 mijë euro dhe u largua

Pronari i një exchange-i denoncon punonjësen në Vlorë, mori 5 mijë euro dhe u largua

August 5, 2026
Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet gjatë natës në 6-7 gusht autostrada Tiranë-Durrës

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet gjatë natës në 6-7 gusht autostrada Tiranë-Durrës

August 5, 2026
FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit

FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit

August 5, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

August 5, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

August 5, 2026
Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com