Ka përfunduar dreka mes kreut të PD dhe 8 ambasadorëve nga vendet e BE në Tiranë.
Në përfundim të takimit, Lulzim Basha tha se “ndahemi nga kjo drekë me optimizëm dhe vendosmëri”.
“Bashkëbisedimi me ambasadorët ishte mbështetës. Do i shkojmë deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. U konfirmova se nuk do të tërhiqemi” – mësohet të ketë thënë Basha në përfundim të drekës. /b.d