• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha dorëzon kupolën e PD në duart e rrethit të Berishës, dy mesazhet e ‘skuadrës së re’: Sfidë SHBA-ve dhe promovim disfatistëve!

by
30/08/2021 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Adriatik Doci

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon të demostrojë pafuqinë e tij për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe trashëgimia e tij edhe pas tetë viteve në krye të opozitës, kohë gjatë të cilës shënuar 7 humbje radhazi, duke e shtyrë partinë nga disfata në disfatë. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan në mënyrë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, duke i lënë afat deri në shtator, Lulzim Basha ka vendosur të njësohet më tej Berishën gjatë kësaj vjeshte, duke kaluar lidershipin e opozitës në duart e njerëzve të tij të besuar.

Pasi u besoi drejtimin e fushatës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, zgjedhje në të cilat PD-ja shënoi disfatën e radhës dhe qëndrimin në opozitë të paktën deri në 2025, Basha ka përfshirë në ekipin e tij, që do të votohet sot, njerëzit simbol të pushtetit të Berishës, rrjedhimisht të besuarit e tij.

Drejtimin e Këshillit Kombëtar, forumit më të rëndësishëm vendimmarrës të PD-së, Basha i ka besuar Edi Palokës, i cili do të zëvendësojë Bujar Nishanin. Ky i fundit po ndëshkohet pas kritikave në adresë të Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të fundit. Edi Paloka është produkt dhe krahu radikal i Sali Berishës. Fytyra e tij ka rreth 30 vite që shfaqet në oborrin e PD-së. Paloka ishte drejtues i fushatës së PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në Durrës. PD-ja pretendonte se do të merrte 8 mandate në këtë qark, por mori vetëm 6 mandate, duke kontribuar në humbjen e përgjithshme.

Riciklimi i Palokës në ‘ekipin e ri’ opozitar është një mesazh i qartë se, Lulzim Basha, jo vetëm nuk e ka lexuar humbjen e në zgjedhjet e 25 prillit, por do të shkojë drejt zgjedhjeve të 2025 me të njëjtat figura të refuzuara që pas vitit 2013.

Grupi parlamentar i PD-së do të drejtohet nga Alfred Rushaj, pjesë e rëndësishme e pushtetit të Sali Berisha 2005-2013. Alfred Rushaj, i cili do të udhëheqë betejën opozitare në Kuvend, ka qenë këshilltar i Genc Rulit në Ministrinë e Energjetikës gjatë periudhës 2005-2009. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, Alfred Rushaj ka qenë pjesë e qeverisë së Berishës si zëvendësministër i Financave. Basha i besoi Rrushajt drejtimin e fushatës në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku PD pretendonte se do të marrte 20 mandate, por arriti të merrte vetëm 15, pra 5 mandate më pak se sa objekti i shpallur publikisht.

Alfred Rushaj është propozuar edhe për postin e nënkryetarit të PD-së, bashkë me Enkelejd Alibeajn, Grida Dumën dhe Jorida Tabakun, pasi partia do të jetë me 4 nënkryetar. Enkelejd Alibeaj dhe Grida Duma janë gjithashtu krahu i Berishës, janë promovuar prej tij dhe kanë qenë pjesë e qeverisjes së tij, e cila u refuzua nga shqiptarët në 2013. Alibeaj dhe Guma kanë shënuar gjithashtu disfata të thella në Fier dhe Kavajë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Një tjetër post të rëndësishëm, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Lulzim Basha ia ka besuar një ish-drejtori të qeverisë Berisha, Ervin Minarollin, i cili para vitit 2013 ka drejtuar Autoritetin e Aviacionit Civil. Ervin Minarollin që pritet të zëvendësojë Sait Dollapin, i cili dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve dhe ka nisur të marrë para publike, me tendera pa konkurrencë, për zhbllokim pusetash.

Për pozicionin e Sekretarit të Organizimit Dixhital, është propozuar Endri Hasa, ish drejtor i AKSHI, gjatë qeverisjes së Berishës, ku mbahet mend për dhënien e 17 tenderave nga 23 në total kompanisë së një shoku të tij. Komisionin e Zgjedhjeve në PD, Basha ka vendosur t’i besojë sërish Jemin Gjanës, ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë Berisha, i akuzuar nga kundërshtarët e Bashës i njeriu i manipulimit të zgjedhjeve në PD.

Next Post
Bilanci i policisë për 24 orët e fundit/ Arrestohen 40 drejtues mjetesh, pezullohen 198 patenta dhe ndëshkohen me gjobë 4519 shoferë

Gjobiten dy të rinjtë/ Garë me makina në Unazën e Madhe të Tiranës, rrezikojnë jetën e qytetarëve! 28 të arrestuar në të gjithë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

August 28, 2026
Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

August 28, 2026
Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

August 28, 2026
Tingulli që magjeps botën! Cila janë orkestrat më të famshme dhe historia e tyre

Tingulli që magjeps botën! Cila janë orkestrat më të famshme dhe historia e tyre

August 28, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

August 28, 2026
Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

August 28, 2026
Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

August 28, 2026
Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

August 28, 2026
Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

August 28, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com