Për herë të dytë, lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama se po i vjedh propozimet për ekonominë, kësaj here në lidhje me detaksimin e biznesit të vogël. Duke ironizuar kreun e qeverisë Basha tha se në xhepat e shqiptarëve gjendet vetëm dora e Ramës. Sipas Bashës, ekonomia po merr të tatëpjetën për shkak të politikës represive të Kryeministrit. Basha bëri sërish thirrje ndaj qytetarëve që të ngrihen për të larguar qeverinë dhe Kryeministrin Rama.
“Brenda 10 ditësh e kemi kapur me presh në duar, sot për detaksimin e biznesit të vogël. A zgjidhet problemi i krizës shqiptare duke kopjuar? 73 mijë të papunë si rezultat i masave represive të bandës së tij të tatimeve. 100 mijë të larguar, ndërsa 200 mijë të tjerë kanë kërkuar të ikin në SHBA. Ekonomia jo vetëm është tkurrur por është në hemoragji, sepse Edi Rama me politikën e tij të mbrapshtë të taksave nuk ofron asnjë zgjidhje. Kjo krizë nuk ka vjen nga Zoti, por është produkt i Ramës dhe politikave të tij. Në këtë kuadër nuk më vjen keq që vjedh dhe kopjon propozimet tona, sepse paketa jonë e shptëtimit ka për qëllim shpëtimin e ekonomisë, nga kriza Rama.”- tha Basha.