• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, do t’i heqë të gjitha… kur të bëhet kryeministër

by Artur Ajazi
21/07/2020 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha, po zhvillon prej disa javësh, parafushatën më qesharake që ka parë dhe dëgjuar ndonjëherë ky popull prej 30 vitesh tranzicion. Po premton dhe po përpiqet me të gjitha format dhe mënyrat e pamundura, të hiqet dhe të sillet si “kryeministër”, si “shenjtor”, si “bamirës”, dhe si njeriu që “do ti heqë të gjitha, sapo të marrë pushtetin”. Së fundmi, Lulzim Basha ka premtuar nga Kosova se “do të heqë taksën e rrugës së Kombit”, taksën që kur ishte ministër i Transporteve e propozoi dhe ideoi. Basha do ti heqë të gjitha- thonë në SHQUP.

Madje edhe roja i derës dhe shoferët e sekretarëve atje, merret me parafushatë elektorale, duke propoganduar ditë-natë “heqjen e taksave, luftën ndaj korrupsionit, zerimin e taksës së Rrugës së Kombit, taksën e sheshtë 9 per qind”, dhe shumë pika të tjera të programit magjik të kryetarit. Basha do ti heqë të gjitha, dhe do ta lërë shtetin në teferiç, do ta lërë buxhetin dhe arkën e shtetit të piqen në “diell”, dhe do ti kënaqë shqiptarët me shtetin prej letre që po përpiqet të konceptojë.

Basha do t’i heqë të gjitha, dhe do ta bëjë shtetin qesharak, ose do ti mashtrojë shqiptarët duke u premtuar ti zbresë hënën në tokë. Edhe nga Kosova, ku kryetari i Partisë Demokratike ishte me “ftesë” të autoriteteve atje, nuk ngurroi dhe nuk harroi të bënte parafushatën e tij elektorale, duke u treguar “xhymert” para kosovarëve për tu hequr atyre, sapo të vijë në pushtet të gjitha taksat në tokën e Shqipërisë, duke e nisur nga taksa e Rrugës së Kombit. Mjafton ta dëgjosh si flet, e premton kryetari PD, dhe të bindesh sa gënjeshtra deklaron dhe sa mashtrime ka program i vjetër, që ka nisur të marrë në SHQUP, edhe “bekimin” e xhaketave të vjetra, që duan të jenë bashkudhëtarë të miratimit të listave skandaloze për deputetët e rinj. Mjafton të njihesh me sherret dhe debatet, me listat e fryra emërore në degët e PD në rrethe, me emrat më të përfolur që kanë nisur të shkruhen në “listat e pavarura” dhe do të bindesh sa gjatë do të rrijë Lulzim Basha dhe partia e tij në opozitë, apo edhe në rrugë. Basha do ti heqë të gjitha- shprehen zyrtarucët e tij në SHQUP dhe në degët e rretheve, madje këta të fundit, kanë nisur të trokasin derë më derë në kioska dhe biznese, duke u premtuar atyre “heqje taksash, subvencione” dhe ndere të tjera, mjafton tu japin votën. Partia Demokratike, është kthyer, si ato shoqatat bamirëse, që dalin derë më derë për të mbledhur lekë për “fukarenjtë” dhe që fund të ditës i fusin në xhepat e tyre. Ish-opozita e vjetër, ka nisur qysh tani pazaret për votat, por në një mënyrë të vjetëruar, duke premtuar parajsën, dhe jo duke u përballur me programe dhe ide rracionale për zhvillimin e vendit. “Basha do ti heqë të gjitha taksat, vetëm votoni PD”- thuhet në traktin e konceptuar në SHQUP, dhe që është gati për tu hedhur në tregun elektoral. Kjo mbetet filozofia e ish-opozitës shterpëruese, e asaj opozite që prej 2 vitesh ka humbur moralin, dhe të gjitha shanset tu kërkojë shqiptarëve votën.

Ata janë e djeshmja, ata janë e shkuara, pasi ata bojkotuan dhe braktisën votuesit e tyre në ditët dhe momentet më të vështira, duke ndjekur nga pas “liderin” dhe interesat e tij. Ish-opozita e vjetër, nuk e ka më luksin të organizojë fushatë dinjitoze elektorale, pasi asaj i kanë shterruar burimet konvencionale, që identifikojnë një parti politike si favorite për të marrë pushtetin. Koha e saj ka mbaruar, edhe sikur atje të rikthehet gjithë garda e vjetër e 20 e ca viteve të shkuara.

Next Post
Vajza e Sabianit “përvëlon” me fotot shtrirë, ekspozon hiret (FOTO)

Vajza e Sabianit “përvëlon” me fotot shtrirë, ekspozon hiret (FOTO)

Comments 1

  1. Sufllaqexhiu i KM says:
    6 years ago

    Artur “hajdari “hajdarve te ramsesit te surrelit.bejini sherbimet e fundit pushtetit te hajdarve se si hajdarë do perfundoni.Basha esht Km doni ju apo jo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In