• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, do të “përmirësojë” cilësinë e detit dhe rërës në Durrës

by Artur Ajazi
11/02/2021 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha kishte prezantimin e rradhës së “programit për turizmin”. Ai kishte mbledhur disa prej operatorëve dhe agjentëve turistikë në Durrës,dhe nisi tu flasë për “turizmin në kohën e Partisë Demokratike”, për atë pas 25 Prillit, “për rritjen e numrit të turistëve çdo vit me 15 per qind, dhe rritjen e cilësisë së detit dhe rërës”. Kryetari i demokratikasve, ka deklaruar se “me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të rriten të ardhurat tuaja, do të kemi turizëm europian, do të thithim investime të huaja dhe vendase” etj, etj.

Por në fakt, Lulzimi nuk harroi tu kujtonte të ftuarve edhe “kohën kur bëhej turizëm para se të vinte Rama në pushtet”, duke u treguar atyre broçkulla me “fitime, ndërtime, plazhe të sigurtë” etj. Por ai nuk u tregoi të ftuarve (që duhet thënë se nuk ishin shumë optimistë për programin e tij) se si bëhej turizmi i vërtetë në kohën e qeverisjes së PD-së, se si zaptoheshin sheshet dhe lulishtet, se si ndërtoheshin 1.5 metra larg pallatet e plazhit, se si ngriheshin vilat e të fortëve të asaj partie në troje me pronar, se si zonat bregdetare u kthyen në moçale, pa rrugë, rrugica, kanalizime, pa rrjet të ujit të pijshëm, se si edhe sot e kësaj dite në Golem, Shkembin e Kavajës, dhe plazhin e Durrësit, ka dhjetra pallate të ndërtuara nga biznesmenët e SHQUP-it, që janë lënë ose përgjysëm, ose pa hipoteka, pasi janë me probleme gjyqsore ose kanë “çarë ferrën”, në drejtim të paditur pasi u kanë marrë paratë qytetarëve. Këto dhe të tjera , janë problemet kryesore të cilat shqetësojnë operatorët turistikë, apo dhe agjensitë turistike, që turpëroheshin dikur kur sillnin turistë të huaj duke mos patur kushtet e duhura në infrastrukturë.

Lulzim Basha duhej tu tregonte të ftuarve, se si vepronte ish-KRRTRSH-ja, duke dhënë në 8 vitet e pushtetit të tyre, qindra e qindra leje ndërtimi pa pyetur për kriteret ligjore, duke ndërtuar 24 katësha edhe 6.5 metra larg bregut të detit, apo edhe në zona arkeologjike në Durrës dhe kudo. As më shumë dhe as më pak, tregimtari Lul, më ngjiste me një prej kolegëve të tij demokratikas, që dikur premtonte se “do të përmirësonte cilësinë e diellit, detit dhe rërës kur të merrte pushtetin”. Turizmi ndoshta mbetet sektori më i damkosur, apo dhe më i goditur nga ish-qeverisja e demokratikasve.

Nga Shkodra në Sarandë, përgjatë gjithë vijës bregdetare, ish-ministrat e Lulit dhe Berishës, janë dhe kanë pronat e tyre, fshatrat e tyre turistike, resortet dhe bizneset e tjera, që janë ndërtuar mbi troje me pronarë, apo mbi prona të shtetit të blera me letra me vlerë. Për çfarë “stradegjie mbi turizmin” flet Basha, kur edhe sot e kësaj dite qeveria Rama, nuk ka mbyllur akoma me sukses problemet e vjetra të trashëguara nga qeverisja e keqe e tyre. Për çfarë turizmi flet Basha, kur fare mirë e di, se gjysma e atyre që ka sot në PD, janë të krimbur në para nga shitja e tokave në bregdet dhe nga legalizimet e paligjshme, duke u kthyer vijën bregdetare në gangrenë, që kërkon shumë punë dhe projekte afatgjata, por jo të zbatueshme nga PD-ja. Edhe turizmi, si ekonomia, arsimi apo dhe shëndetsia, janë “bast” i humbur për ju zoti Basha.

Next Post
Balla tregon bisedën me ish-mbështetësin e PD-së në Elbasan: Po ia dhe votën Lulit, ke në ofertë Ilirin e Monikën, Nardin dhe Mediun

Balla tregon bisedën me ish-mbështetësin e PD-së në Elbasan: Po ia dhe votën Lulit, ke në ofertë Ilirin e Monikën, Nardin dhe Mediun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

March 1, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

March 1, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Platforma\Drejtuesja e muxhahedinëve, Rajavi: Vdekja e Khameneit, mbarim i despotizmit fetar!

March 1, 2026
“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

March 1, 2026
“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

March 1, 2026
U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

March 1, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

March 1, 2026
Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In