• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha dhe Berisha biseduan 10 minuta në errësirë. Si u ndoq skenari i Enver Hoxhës…”

by A R
14/09/2021 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën ‘babain e tij politik’ për ish Presidenti Bamir Topi  ishte i papritur dhe i kapi të gjithë në befasi. Në një intervistë për Report Tv, Topi tha se kjo paparashikueshmëri erdhi pasi Basha dhe Berisha kanë qenë në një simbiozë perfekte së bashku deri pak ditë më parë dhe vendimi i Bashës foli qartë edhe për karakterin e tij.

“Nuk e prisja për hir të vërtetës pasi të dy para pak ditësh kanë qenë në një simbiozë dhe vendimet janë marrë së bashku nga të dy. Ishte një vendim i papritur ku të gjithë u kapën në befasi. Ishte një akt i paparashikuar për atë që njerëzit mendojnë për karakterin e Bashës.

Ky çlirim nuk erdhi si pasojë e bindjes së brendshme të Bashës, por si presion nga SHBA. Ata i thanë se ky formacion nuk më të ecë pafund me relike. Për mua PD duhet ta kishte bërë vetë më parë nuk duhet ta kishte çuar çështjen deri këtu.

Betejat në politikë nuk janë dhurata dhe Basha duhet ta kishte larguar vetë me kohë, dhe kësaj beteje nuk i dihet se si do të shkojë. Nuk merren gjërat pa betejë, pa garë, nuk ka dhurata në  politikë. Edhe këtë herë Bashës dhuratë i erdhi nga DASH, nuk e mori vetë vendimin”, tha Topi.

Për të treguar lidhjen e fortë që Berisha edhe Basha kanë pasur që në momentin e parë mes tyre, Topi tregoi në Report Tv takimin e parë të tij me Bashën. Ish- presidenti Topi tha se ai  e ka takuar atë në Durrës në 2005, ndërsa lidhja e fortë u tregua qartë kur Basha nxorri nga makina Berishën dhe zhvilloi një  bisedë për 10 minuta në një trotuar në errësirë.

Për Topin kjo nuk kishte ndodhur kurrë dhe nuk e kish guximin ta bënte kush, por e bëri Basha, një djalosh i ri i ardhur nga Kosova. Topi tha se Berisha e zgjodhi Bashën dhe e vuri në majat e pushtetit në të njëjtën mënyrë dhe skemë që përdori Enver Hoxha për të sjellë në pushtet Ramiz Alinë.

“Basha dhe Berisha kanë një marrëdhënie që nga minutat e para e kam konstatuar që ardhja e Bashës në PD ishte në mënyrë ekskluzive me bekimin e Berishës, madje është futur në rrethana shumë të veçanta.

Ndryshe nga çdo here tjetër kur ne shkonim në aktivitete nuk kishte ndodhur kurrë që Berisha të më ftonte që të udhëtonim së bashku në makinë e tij, ishte prishje e rregullit. Në janar 2005 festohej përvjetori i themelimit të PD në Durrës dhe para selisë ishte errësirë.

U futëm në një nga ambientet e selisë në Durrës dhe pas fjalës së Berishës ku mbaruam , pas nesh qëndronin dy persona që nuk i kisha parë kurrë më parë. Kur u prezantuan ishte Lulzim Basha dhe Aldo Bumçi.

Ajo që më bëri përshtypje, kur u futem në makinë, unë u ula para dhe Berisha pasi tentoi të futej, e nxjerr nga makina Basha dhe qëndrojnë në trotuar në errësirë duke folur për 10 minuta, duke shqetësuar edhe truprojat.

Që këtu ne mendonin se kush ishte ky person që kishte guxim që të bënte ketë veprim.  Më vonë Basha u prezantua në PD dhe u vesh me pushtet me poste të rëndësishëm me bekimin e Berishës. Për futjen e Bashës në PD, Berisha ka ndjekur skenarin e Enver Hoxhës për të risjellë në pushtet Ramiz Alinë. Kjo lidhet me formimin e Berishës”, tha Topi.

Lidhur me kërcënimet e Berishës se do e largojë Bashën nga PD, Topi tha se në fakt këto janë vetëm deklarata pasi Berisha nuk e bën  dot më këtë gjë, pasi ka humbur aleatin tradicional të PD, SHBA dhe vetë Bashën që e krijoi vetë.

“Berisha ka humbur tre aleatë të rëndësishëm në këtë betejë, ka humbur aleatin tradicional SHBA. Aleati i dytë është mosha, i ka ikur mosha për të qenë i besueshëm dhe vital tek të tjerët. Ka humbur edhe Bashën që e kishte të vetin dhe në krah. Kisha menduar që Berisha duhej të dorëhiqej vetë që kur po bëheshin kandidaturat për 25 prillin”, tha Topi.

/a.r

Next Post
“Kunata e 23 vjeçares lindi para 24 orëve dhe vajza u quajt Sabrina”, Gazetarja zbulon detajet prekëse

“Kunata e 23 vjeçares lindi para 24 orëve dhe vajza u quajt Sabrina”, Gazetarja zbulon detajet prekëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In