Edhe sot opozita nuk lejoi zhvillimin e një seance normale. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti të bllokuar foltoren e parlamentit, ashtu siç ka ndodhur edhe seancat e shkuara.
Teksa kreu i Kuvendit u dha fjalën nga vendi deputetëve, përfshirë edhe atyre të LSI, ata nuk pranuan.
Por pavarësisht kësaj, LSI ka çuditur me qëndrimin e saj. Kreu i Grupit të LSI Petrit Vasili tha pas seancës se Ruçi u hoqi fjalën, por në fakt foltoren e bllokoi Basha.
“Sapo asistuam në shkatërrimin e parlamentit në vigjilje të vendimit për negociatat.
Mazhoranca me kryesues Ramën, morën edhe vendimin përfundimtar që t’i heqin të drejtën opozitës të flasin. Kreu i Grupit të PS vendosi të mos ketë diskutime, që mud ta marrë për vete, por nuk ka të drejtë tu mohojë të drejtën diskutantëve.
Sot përfundimisht rrëmbimi i fjalës, mbyllja e parlamentit, i bërë qëllimisht nga Rama vendimin, opionionin shumë negativ që ekziston në Evropë, që do ketë kushte që janë shumë hapa të mëdha, sot bëri hapin e fundit të rrënimit të dimensionit parlamentar”, deklaroi Vasili./a.m.











