• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Bilanci i Ramës kanabizimi dhe konçesionet korruptive

by A R
14/10/2016 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në tre vite Edi Rama ia ka dalë të kriminalizojë shtetin të kanabizojë Shqipërinë, të rrisë papunësinë, dhe të përqendrojnë në duart e një grushti njerëzish të lidhur me tenderat dhe koncesionet, pasuritë publike të qytetarëve”. Kjo u theksua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e zhvilluar me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Gramsh.

Basha tha se klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar nga korrupsioni dhe arbitrariteti. “I vetmi biznes që lulëzon është ai i hashashit. Përmes krimit, korrupsionit dhe varfërimit të shqiptarëve, Edi Rama po përpiqet të asgjësoje zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, theksoi kreu i demokratëve, sepse, sipas tij, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë fundi i pushtetit të Edi Ramës.

“Në këtë realitet të keqqeverisjes së gjithanshme, të përkeqësimit që shënon çdo fushë të jetës, Edi Rama ka prezantuar edhe një gjëmë të madhe për shqiptarët, kriminalizimin e shtetit që i ka hapur rrugë drogës së mbjellë anembanë, drogimit të Shqipërisë. E ka bërë me ndërgjegje të plotë. Edi Rama e ka ditur. E ka bashkëplanifikuar me kriminelët që ka vënë në çdo strukturë shtetërore, se kriminalizimi i shtetit do të çonte në kanabizimin e Shqipërisë. E ka ditur dhe prandaj nuk e ka vënë ujin në zjarr sepse për të paratë dhe pushteti është gjithçka që ka rëndësi. Sepse për të, punë e madhe se ka papunësi, shkoni në emigracion ju tha kuksianëve para një viti, punë e madhe se ka varfëri. Po pate varfëri eja skllav në fermën e drogës së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Përmes krimit, korrupsionit dhe varfërimit të shqiptarëve mendon se e ka ulur dhe më tej çmimin e votës  dhe se me pare e korrupsionit dhe me kërcënimin e krimit do t’ia dalë të asgjësojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha raporton tch.

Ndërkohë që pas tre vitesh qeverisjeje Edi Rama nuk ka asnjë bilanc për të treguar, shfaqet me arrogancë para fermerëve që i varfëroi dhe shkatërroi me keqqeverisjen e tij dhe u thotë merrni kredi. Shëndetësia është në ditën e saj më të zezë. Nëpër spitale mungojnë medikamentet kryesore, nuk ka mjek për t’u ardhur në ndihmë pacientëve, ndërkohë që 1 milion euro në muaj i merr Vilma Nushi për “chek-up”-in. Kurrë më parë nuk kemi patur një qeveri të tillë plaçkitëse që i merr shumicës gjithçka për t’ia dhënë pakicës”, theksoi lideri i opozitës.

“Tre vite qeverisje fermerët kanë parë vetëm varfërim dhe shkatërrim. Tre vite qeverisje dhe nuk ka dhënë një kokërr leku subvencion dhe tani në fund fare iu thotë merrni kredi nëpër banka. Po tani që ka përmbytje çfarë do t’ju thotë, merrni kredi që të pastroni kanalet? Investimet për bujqësinë janë në nivelin më të ulët në 20 vite sepse investimet në tërësi nuk shkojnë aty ku ka nevojë qytetari po aty ku Edi Rama mund t’i grabisë më kollaj. Në qoftë se Edi Rama do të kishte prioritet investimet që ndihmojnë qytetarët, nuk do të kishte viktima në Kurbin”, shtoi Basha./a.m.

Next Post
Gjykata cakton dy kardiologë për të analizuar shëndetin e Shukri Xhelilit

Shukri Xhelili mbetet në burg, gjykata rrëzon sërish kërkesën për liri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In