• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha-Berisha, beteja për fronin e “pashait” të partisë

by Artur Ajazi
12/10/2021 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Në pothuajse gjithë akuzat dhe trillimet e Sali Berishës që po dalin nga “foltorja”, asnjë prej tyre nuk të bind plotësisht për seriozitet dhe vërtetësi. Ish-kryeministri dhe ish-kryetari “historik” i Partisë Demokratike, ka hapur thesin, dhe ç’nuk po nxjerr nga “sëndyku” i tij.Akuza, denoncime, trillime, përgjime, dosje me skandale, dhe premtime për “një parti të vlerave demokratike e cila do të fitojë pushtetin”. Profka të tilla nga një ish-kryetar, i cili ka deklaruar me kohë “pensionin e tij politik”, vetëm ithtarët e tij më besnikë mund ti besojnë. Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, shumë shpejt do të marrë trajta të tjera. Bëhet fjalë për fronin e “pashait” të partisë, dhe aspak për “shpëtimin e saj nga rreziku Rama”. Nga ana e tij Lulzim Basha, ka nisur të hakmerret ndaj berishistëve që ka akoma në grupin e tij parlamentar apo dhe kryesi, duke u hequr atyre “ofiqet” e dhëna para nisjes së jetës kuvendore. Përballja me Berishën, është akoma një tentativë e dështuar dhe e pamundur për Lulzimin. Hija që ish-kryeministri dhe ish-kryetari partisë ka patur prej afro 30 vitesh në zyrat dhe korridoret e saj, e bëjnë të pamundur faktin që Lulzimi ti dalë ballazi dhe ti thotë “unë jam këtu, eja po deshe”. E ndërsa Berisha nga “foltorja” (nuk dihet përse e quan të tillë kur nuk ka asgjë të përbashkët me foltoren) nuk po lë fjalë dhe akuzë pa nxjerrë ndaj Lulzimit, ky i fundit po merret me Mulin, Oerdin, dhe ndonjë zë tjetër që po i del kundër. Basha kurrë nuk ka qenë lider partie, dhe as ka shansin të bëhet i tillë sidomos pas përballjes me Berishën në kushtet e reja, pas përjashtimit nga grupi parlamentar. Vonesa e tij për të sqaruar bazën e Partisë Demokratike, marrja e vendimit për Berishën “me kokën e vet”, fshehja pas “gaxhoit”, tregojnë dobësi të theksuara formimi të Bashës si politikan. Ai e harron se, SHBA-të, janë gjithmonë me “më të fortin”, por kjo nuk vlen për rastin Berisha. Ai e harron se shkëputja nga realiteti, nga baza e partisë, largimi brutal edhe i bashkëpunëtorëve të Berishës nga postet dhe detyrat që mbanin, nuk janë tregues dhe shanse të mira për të ardhmen e tij politike. Beteja mes tij dhe Berishës, gjithsesi do ta ketë një fund, por e rëndësishme është që ish-kryetari  dhe ish-kryeministri i shpallur “non-grata” të mos arrijë rikthimin, pasi ajo do të ishte kataklizmo për Partinë Demokratike. Ndarja e asaj parti, mbetet e pashmangshme. Berisha kurrë nuk do të pranojë kompromise për të qenë Basha kryetar partie, pas  një “pabesie” të tillë. Por edhe Basha nuk mund të pranojë dorëheqjen nga posti i kryetarit, pasi ky do të ishte fundi i  karrierës  dhe jetës tij politike. Berisha është betuar se “do ta shfryjë tollumbacen që fryhu me dorën e tij para 16 vitesh”, dhe kaq mjafton që Lulzimi të shkundet, për të gjetur rrugë të reja për të fituar betejën e nisur. Nuk mjafton të “fleshë gjumë të qetë” vetëm e vetëm se ke premtimin dhe mbështetjen e  zonjës Kim, zoti kryetar i Partisë Demokratike. Në politikë fiton ai që nxiton, lufton, guxon,dhe siguron mbështetje popullore, me çdo mënyrë dhe mjet demokratik për të ardhur në pushtet….

Next Post
Tom Cruise ndryshon pamje! Njerëzit mbeten të shokuar, komente negative në rrjet

Tom Cruise ndryshon pamje! Njerëzit mbeten të shokuar, komente negative në rrjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In