• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me bashkëraporterët e KiE: Qeveria bashkëpunon me bandat, synon grabitjen e zgjedhjeve

by A R
29/10/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.

Basha ndau me reporterët e Këshillit të Europës shqetësimin për drogën, krimin, korrupsionin, shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut, lirisë së medias dhe mungesën e vullnetit të qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha theksoi se kanabizimi i vendit me shpejtësi të madhe është pasojë e marrëveshjes së Kryeministrit me segmentet kriminale, që çoi edhe në kriminalizimin e parlamentit dhe administratës. Përhapja dramatike e sipërfaqeve të mbjella me kanabis u vërtetua nga vëzhgimet ajrore dhe nga tonelatat e kanabisit të kapura në Itali dhe Greqi, është bërë tashmë temë e mediave prestigjioze ndërkombëtare dhe shqetësim për sigurinë e vendeve të BE-së.

Grupet e organizuara kriminale që veprojnë me mbrojtje të segmenteve të caktuara të policisë dhe që kanë lidhje me politikanë të lartë, përfshirë ministrin e Brendshëm, zotërojnë qindra miliona euro dhe rrjetë të sofistikuar. Kjo përbën kërcënim për sigurinë e vendit por edhe më gjerë, sepse bashkëpunimi i këtyre organizatave me terrorizmin ndërkombëtar kërcënon sigurine e rajonit dhe te vendeve europiane.

Basha, ‎theksoi se lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri. Në zgjedhjet e 2015-ës e më pas në ato të Dibrës, Edi Rama tregoi qartë se paratë e drogës dhe rrjetet kriminale do të përdoren për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa krimi do blejë pushtet politik.

Kjo përbën‎ rrezikun më të madh për zgjedhjet e ardhshme. Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe shembull janë Rroshi, Bushi, Prenga e dhjetëra drejtues tre posteve kyçe në administratë dhe polici. Nëse nuk zbatohet ligji i dekriminalizimit dhe nuk ndërmerren veprime energjike, nën presion ndërkombëtar, për ndalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është e pamundur që vitin e ardhshëm të zhvillohen zgjedhje.

Në mënyrë të qëllimshme, Rama ka vonuar dhe bërë të pamundur reformën zgjedhore tashmë që pas një muaji fillojnë përgatitjet zgjedhore. Në këto kushte, standardet e zgjedhjeve demokratike dhe legjitimiteti i zgjedhjeve do cenohen rëndë.

Basha iu përgjigj interesimit të dy raporterëve në lidhje me lirinë e medias. Presioni i vazhdueshëm i Edi Ramës ka bërë që hapësira mediatike për aferat korruptive, presionet kriminale dhe situatën e rëndë ekonomike të ketë pak ose aspak hapësirë. Rast flagrant është heqja nga puna e gazetares Alida Tota dhe mbyllja e emisionit investigativ “Publicus” sepse po hidhnin dritë mbi përgjegjësitë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për vdekjen e 17- vjeçarit, Ardit Gjoklaj. /

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Sondazhi/ Rritje e ngadaltë e konsumit, raport i zhdrejtë me PBB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com