Kryedemokrati Lulzim Basha mësohet të jetë takuar ditën e sotme me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Basha ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që SHBA-të po i japin dekriminalizimit të politikës shqiptare.
Nga ana tjetër, drejtuesi i opozitës është ankuar se mazhoranca nuk e ka vullnetin për procesin e dekriminalizimit.
“Shumica nuk ka vullnet për miratimin e akteve nënligjore që lidhen me dekriminalizimin” – mësohet të ketë thënë Basha.
Ende nuk dihet se cili ka qenë qëndrimi i ambasadori amerikan në këtë takim, pas njoftimi vjen nga zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike.









