• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha i ankohet portalit amerikan: Soros po më sulmon egërsisht sepse mbështes Trumpin

by A R
28/03/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lulzim Basha ka dhënë një intervistë gjatë vizitës së tij në SHBA, për një portal afër Trump, që quhet ‘Breitbart News’.

Gjatë intervistës së tij, Basha ka thënë se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan.

Basha pohoi se mbështetja e tij për presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit:

“Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit.”

Basha tha se mesazhi i tij për popullin amerikan është se ata kanë investuar shumë për një Shqipëri demokratike, të lirë dhe të hapur, gjatë 27 viteve të fundit.

“Tani, rreziku i krimit të organizuar dhe terrorizmit kërcënon rëndë një vend që ka humbur kontrollin e territorit dhe kufijve të tij për shkak të krimit të organizuar,” tha ai.

“Unë kërkoj ndihmën e Shteteve të Bashkuara për ta ruajtur këtë investim, në mënyrë që të përmbushim përgjegjësitë  tona si vend anëtar i NATO-s” u shpreh ai.

Kongresmeni Rohrabacher, i cili u takua me Bashën në Uashington, i tha Breitbart Neës se ai e çmon patriotizmin dhe përkushtimin që shikon tek Basha.

“Ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh nëBallkan,” tha ai.

“Stabiliteti në atë pjesë të Europës varet nga një Shqipëri e qëndrueshme dhe që funksionon. Ka një shqetësim serioz për korrupsionin, tregtinë e drogës dhe terrozimin në këtë vend të rëndësishëm”, vijoi ai.

Basha i është ankuar kongresminit për islamin radikal dhe është zotëuar se do ta luftojë atë.

“Nëse do ta mundim islamin radikal dhe do të kemi një Europë të qëndrueshme,  na duhet dikush që merr përgjegjësi. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohësh, është pikërisht personi i duhur për të përmbushur këtë mision”, tha Rohrabacher.

Next Post
Lista e barnave të rimbursueshme, shtohen 30 barna të reja

Lista e barnave të rimbursueshme, shtohen 30 barna të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In