• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Barometri ballkanik: Bizneset shqiptare e serbe më pesimistët në rajon

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Bizneset serbe dhe ato shqiptare janë më pesimistet sipas Barometrit Ballkanit të Biznesit 2016, publikuar së fundmi nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC), një platformë bashkëpunimi rajonale. Në një shkallë nga 0 në 100, pikësimi i Shqipërisë është 51 dhe ai i Serbisë 48, dy më të ulëtit në rajon, nga 56 që është mesatarja e Europës Juglindore.

Në raport me një vit më parë, tregu ka mbetur i pandryshuar për Shqipërinë, ndërsa është rritur lehtë për Serbinë, raporton Monitor.

Më optimistët në Ballkan janë bizneset e Kosovës të ndjekura nga Kroacia e Mali i ZI. Serbia dhe Shqipëria janë dy vendet që kanë nivelin më të lartë të taksave në rajon, ku tatim fitimi është 15%, nga 9-10% në shtetet e tjera, po ashtu dhe TVSH dhe sigurimet shoqërore. Mjedisi me taksa të larta duket se i ka bërë bizneset më pesimiste për aktivitetin e tyre.

Sipas barometrit, për situatën ekonomike, 48% e bizneseve mendojnë se është përkeqësuar, ndër përqindjet më të larta në rajon, së bashku me Bosnjën dhe Serbinë. Vetëm 21% e sipërmarrjeve shqiptare mendojnë se është përmirësuar. Bizneset shqiptare janë më optimiste për të ardhmen, me 34% që mendojnë se situata ekonomike në 12 muajt e ardhshëm do të përmirësohet dhe 18% që do të përkeqësohet, ndërkohë që është më i lartë numri i tyre që mendojnë se do të qëndrojë e pandryshuar, me 43%.

Klima e investimeve paraqitet më pozitive, me 41% të bizneseve që mendojnë se është përgjithësisht një vend i mirë për të investuar. Pjesa më e madhe e biznesee shqiptare, 40%, kanë deklaruar se numri i punonjësve të tyre pritet të qëndrojë i pandryshuar në 12 muajt në vijim, 33% presin të rritet dhe 24% të ulen. Sipërmarrjet shqiptare kryesojnë në perceptimin pozitiv që kanë për hyrjen e vendit në BE, ku 78% e tyre mendojnë se kjo do të jetë një gjë e mirë për bizneset e tyre, nga 54% që është mesatarja e Europës Juglindore.

ma.me

Next Post

Rrëfehet Erdogan për CNN: Ja ku isha dhe si dëgjova për tentim grusht shteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In