• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barka po mbytet!

by Namir Lapardhaja
26/10/2023 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Gjithkush që e ka njohur Berishën e hershëm ka pasur bindjen e thellë se po të vijë puna që ky përbindësh të shtrëngohet ta lërë pushtetin, ai do kapej pas kangjellave të Presidencës dhe nuk do shkulej pa e tërhequr zvarrë me gjithë kangjella.

Kjo është profecia që po vërtetohet. Veç jo me kangjella dhe Presidencë, por me PD dhe opozitë.

Sot nuk ka asnjë dilemë se për çfarë i është dashur Berishës vula.

Dy vite me radhë i gënjeu demokratët kur u premtoi bashkimin dhe fitoren. Ata, për shkak të tij, sot janë më të përçarë, më të dëshpëruar, më larg fitores, se kurrë.

Hetimi i nisur nga SPAK, arrestimi i dhëndrit, masa e dhënë ndaj vetë atij, si dhe zhvillime të tjera majtas dhe djathtas, tregojnë se PD-ja i është dashur pikërisht për këtë ditë.

Ka shpresuar se nëpërmjet saj do të mbante larg Drejtësinë, se duke e shndërruar selinë në një bunker nuk do t’i afrohej rreziku, se duke u vetëflijuar demokratët si kamikazë do t’i ripërtëriheshin forcat.

Nuk është rastësi pse një numur i të implikuarve në dosjen e kompleksit “Partizani” janë sot mbrojtësit e tij më të zjarrtë.

Janë pikërisht ata që iu bashkuan të parët turravrapit të tij drejt kurrkundit, ashtu sikurse nuk është për t’u habitur se si të ngjashëm me probleme me drejtësinë, i janë bërë gardh dhe shpresojnë se, nëpërmjet zhurmës dhe kaosit, do të arrijnë të shpëtojnë të thatë nga barka që po fut ujë.

Lajmi i mirë në gjithë këtë histori është se qytetarët shqiptarë janë thellësisht indiferentë ndaj asaj që po ndodh, pavarësisht zhurmës mediatike.

Prokuroria e Posaçme po tregon se është e vendosur t’i shkojë në fund korrupsionit tridhjetëvjeçar.

Goditja e Berishës dhe e familjes së tij është prova e sigurt se gjithë hajdutët e tjerë i pret i njëjti fat mbi të njëjtën barkë të çpuar që po mbytet pak nga pak.

Next Post
Kurti e Vuçiç në Bruksel, reagon Rama: Pranimi i propozimit të BE nga Kosova, një moment kyç. E përgëzoj…!

Kurti e Vuçiç në Bruksel, reagon Rama: Pranimi i propozimit të BE nga Kosova, një moment kyç. E përgëzoj...!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Urime e pergezime per prokurort e SPAKUT,po punoni me pasterti e dinjitet per dhenien e drejtessise te munguar per 32 vite.E penguar po nga kta perbinesh te pa ngopur duke plackite cdo gje qe pati ne ket vende,SHqipria jone e bukur e pa mposhtur edhe nga kta kriminel te ndyre,antishqiptare.Erdhi momenti i Drejtesise,po ju gjene vendin e kohen e pershtateshme per tju dhene ate qe kane mbjedhur ne kto 32 vite.Te gjithe para drejtesise pa perjashtim.Populli u eshte mirnjohes per fidhimin e dhenies se drejtesise ndaj hajdutve barbare.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goxhaj: Sikur Berisha të ikë sot, në PD do ketë përleshje trup më trup se kush do marrë partinë

Kundërshtuan patrullën, Policia sqaron incidentin me Altin Goxhajn: Po lëvizte me taksi kur…

April 17, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

Spahiu për protestat e opozitës: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

April 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin

April 17, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Nafta më e shtrenjtë mbush arkën e shtetit, 3.3 mln euro më shumë TVSH në mars

April 17, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Armëpushimi Izrael-Liban në fuqi, Trump: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin

April 17, 2026
Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

April 16, 2026
“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

April 16, 2026
A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

April 16, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

April 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In