Bardhi thyen heshtjen: Keqardhje për deputetët që s’do jenë më në Kuvend!

Në shtator pjesa dërrmuese e grupit të PD, nuk do të jetë më në parlament.

Duke folur ekskluzivisht për Report Tv në përmbyllje të legjislaturës së 10-të, Gazmend Bardhi shprehet i keqardhur për ata që u lanë jashtë listave nga Sali Berisha, por që bënë një betejë jo të vogël brenda parlamentit. Ai thotë se do të jenë një mungesë e rëndësishme.

“Secili prej kolegëve që nuk do të jetë më në parlament, pavarësisht në cilin krah kanë qenë brenda betejës, ka dhënë një kontribut shumë të vyer, ka qenë një zë i fuqishëm, do jenë një mungesë e rëndësishme për forcën brenda grupit parlamentar të PD, edhe eksperienca e tyre e gjatë është një element pozitiv që e forcon grupin dhe ndjej keq-ardhje që disa nuk do të jenë”, tha Bardhi.

Situata në PD, por dhe brenda grupit të ardhshëm parlamentar nuk është është më e njëjta. Ajo dominohet nga njerëzit e Berishës. Ndërsa rezultati zhgënjyes në Fier, ku ai ishte drejtues politik, qartazi mund të ketë lëkundur pozitat e tij.

Shtatori vë në dilemë edhe postin e tij si drejtues i grupit të deputetëve. Sali Berisha mund të mendojë zëvendësimin e tij. Edhe ai vetë, nuk e ka një përgjigje nëse do të vijojë të drejtojë ligjvënësit e rinj të opozitës.

“Është gjëja e fundit që mendoj në këto momente, po merremi me atë që ndodhi më 11 maj”, thotë Bardhi.

Por, për grupin e ri parlamentar që vjen në shtator, shpreson që: “të jetë një grup kompakt për interesat e qytetarëve“.

Por, edhe përbërja parlamentare e PS-së në Kuvend do të ndryshojë. Mes tyre do të jetë edhe Zegjine Çaushi, që arriti të ruante vendin në parlament edhe pasi rinumërimi ia hoqi përkohësisht mandatin. Për të, Gazment Bardhi ka këtë koment:

“Nuk është ai niveli im i të bërit politikë, vulgariteti është ai që simbolizon Belinda Ballukun dhe karrierën e saj politike. e ka nisur në mënyrë vulgare dhe do ta mbyll në mënyrë vulgare. Dhe individi nuk është individi Zegjine, është Belinda Balluku.  Ai lloj niveli bën dialog vetëm me Belindën dhe nivelin e saj, fatkeqësi për PS, që nga një partie madhe, të përfundojë në nivel vulgariteti, por ky nuk është problem i opozitës, aq më tepër kur Rama nuk e ka fshehur që kontrollon pjesën tjetër të kuvendit në rradhët e maxhorancës.”

Por a do të ulet PD me PS në legjislaturën e re për të rishkruar rregullat e lojës elektorale?

“Do të jetë vendimmarrje ekskluzive e grupit të ri parlamentar“, thekson Bardhi.

Parlamenti i ri që mblidhet në shtator doli nga zgjedhjet e 11 majit, për të cilat Gazment Bardhi thotë se nuk pati garë mes 2 partive, por një partie dhe shtetit që vuri në funksion të PS çdo mjet të tij.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com