• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi thirrje mazhorancës: Reflektoni dhe dorëzoni para drejtësisë Xhaçkën

by A R
09/04/2024 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, kreut i grupit demokrat Bardhi thotë se sipas tij, Kryeministri Rama është sulmuesi më i madh i institucioneve të drejtësisë.

Më tej, Gazment Bardhi ka akuzuar Partinë Socialiste se po tenton të bëhet mburojë për Olta Xhaçkën, duke mos ia lënë në dorë vendimin Gjykatës Kushtetuese për mandatin e saj teksa ka uruar që deputetja të dalë para drejtësisë.

Gazment Bardhi: Ka bërë që nga i vetëshpallur si njeriu që mbështeste në mënyrë të rremë institucionet e drejtësisë në sulmuesin më të madh të këtyre institucioneve. Pas disa ditësh heshtje, në mënyrë mafioze i dha mesazhin SPAK se çfarë duhet të bënte me hetimet ndaj vëllait të tij në dyshimet e përfshirjes në grupin kriminal në Xibrakë, presion apo intimidim që nuk do të duhet të merret në konsideratë nga drejtësia që ka për drejtë të provojë se nuk nënshtrohet dhe as intimidohet kur bëhet fjalë për njerëzit e njeriut më të pushtetshëm në vend që është kryeministri.

Për llogari të Edi Ramës, njeriut që ka firmosur investimin strategjik për ministren e tij dhe për bashkëshortin e saj, sulmuan hapur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe duke zhbërë në këtë formë sistemin demokratik që vendimmarrja e Kuvendit, kontrollohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Qytetarët ishin dëshmitarë se si në mënyrë të strukturuar, kolegët në Konferencën e Kryetarëve sulmuan vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese që detyron kuvendin për shtjellim për mandatin e Xhaçkës. Skenari, akti final i daljes zbuluar të kryeministrit që sa herë nuk i pëlqejnë vendimet e drejtësisë që prekin interesat e tij, i gatshëm të mos i zbatojë vendimet e institucioneve të drejtësisë.

Apel cilitdo që ka mbështetur zbatimin e Reformës në Drejtësi që të reagojë sot sepse praktika do të ishte e rrezikshme që hedh në erë parimet e shtetit ligjor. Rama do të mbrojë vetën dhe përmes vetes, edhe Olta Xhaçkën. Nëse zbatimi i vendimeve gjyqësore është në dorë të qytetarëve që preken nga këto vendime, çdo qytetar në të njëjtën linjë, ngre flamurin e bardhë dhe thotë që nuk zbaton vendimet e gjykatave. Do të ishte precedent i rrezikshëm. Uroj që deri të enjten mazhoranca të reflektojë, të tërhiqet nga porosia dhe të dorëzojë para drejtësisë fillimisht Xhaçkën dhe më pas të gjithë zytarët që janë përgjegjës për shkeljen e ligjit dhe që kanë justifikuar një vendim të kundraligjshëm të grabitjes së pronave publike në bregdet.

Parlamenti në seancën e ditës së enjte do të vendosë nëse fati i mandatit të ish-ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka do të duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese ose jo.

Shumica e ka rrëzuar 2 vite më parë si të pabazuar mocioni e opozitës për papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçkës. Ndaj përfaqësuesit socialistë në Këshill e cilësuan vendimin e Kushtetueses si jo të drejtë, pasi sipas tyre, u dikton ligjvënësve vendimmarrjen. Por për opozitën kjo është goditje e drejtësisë dhe shtetit ligjor.

Sipas opozitës, Olta Xhaçka ishte në konflikt interesi pasi kabineti qeveritar ku ajo bënte pjesë kishte miratuar vendimin për shpalljen e bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

/a.r

Next Post
Gola, asiste dhe penallti e humbur/ Bajrami, Roshi dhe Arbnor Muçolli zgjidhen në formacionin e javës

Gola, asiste dhe penallti e humbur/ Bajrami, Roshi dhe Arbnor Muçolli zgjidhen në formacionin e javës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In