• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi replikon me Spiropalin: Jam djali i Durimit dhe i Vjollcës! Ti je gjë motra e Ndokës apo kunata e Gjokës?

by A R
27/05/2024 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të hënë në seancën parlamentare diskutohet në lidhje me projekt-rezolutën antikorrupsion të propozuar nga Partia Socialiste.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, replikoi me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pasi ky i fundit tha që do ta abstenojë.

E kështu ministrja i bëri një pyetje Bardhit, të zbulojë se kush është në mes të luftës për drejtësi.

“I dashur koleg, sa herë të shoh dhe dëgjoj këtu pyes veten. Kush je? Je ai që lufton me fjalë korrupsionin këtu apo ai që shkon poshtë ballkonit të liderit tënd të ri të vjetër për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit? Je ai që lufton për drejtësi Gazi këtu me SPAK-un me fjalë goje, apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e rrugës së shpresës që nuk pushon së hedhuri baltë e vrer mbi SPAK-un? Kush je koleg? Kush je? Je ai që kërkoje hetim e ndëshkim për babin e Zenit, apo je djali i sapoadoptuar i babit të Zenit? Të ndryshosh mendje nuk është mëkat Gazi, por të kesh dy mendje është hall i madh dhe sado që ta kuptoj hallin, koleg dhe mik në do, se armiq nuk jemi, nuk ta qaj dot. Ja edhe njëherë si përherë, ne dhe ju. Dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk bien dakord. Edhe për rezolutën që është sjellë sot për të votuar deklaroni votën abstenim. Paskeni ndryshuar nga kundër, abstenim. Kundër kësaj keni qenë edhe para se ta lexonit. Jeni në të drejtën tuaj të bëni edhe veprime të shtrembëta dhe të gabuara”, tha Spiropali.

E menjëhershëm ishte edhe kundërpërgjigja e Bardhit. Pasi i tregoi atësi e amësi, ai i tha Spiropalit se edhe pse kjo e fundit do të donte të ishte “vajza e babait të Surrelit” nuk është. Prandaj i shtroi disa pyetje gjithashtu.

“Meqenëse më pyete kush jam, unë jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit dhe i Vjollcës. E kuptoj shumë mirë që zotrote do doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por për fat të keq nuk je, je shumë larg madje. Janë ca të tjera përpara teje. Meqenëse përgjigja e kësaj që nuk je vajza e babait të Surrelit e di, po të pyes. Mos je gjë motra e Olsit? Je gjë motra e Arben Ndokës? Je gjë motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës? Je gjë kunata e Pëllumb Gjokës, apo je gjë vajza e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos? Gjeje përgjigjen kush je sepse unë e kam përgjigjen për secilën nga këto pyetje”, tha ai.

Ndërkohë ministrja u përgjigj shkurt nga karrigia duke i kërkuar Bardhit të japë përgjigjet që tha se i dinte për secilën nga pyetjet që bëri.

/a.r

Next Post
Seancat plenare të kësaj jave, zbulohen porositë e Çuçit për grupin parlamentar të PS

Lufta kundër korrupsionit përtej SPAK-ut

Comments 2

  1. Ypupop says:
    2 years ago

    Bardhi, qofsh i biri i kujtedo, mbetesh nje qenje e neveriteshme dhe vetem shfaqja jote te perzien zorret.

    Reply
  2. Leka says:
    2 years ago

    I neveritshem ne cdo paraqitje qe ben.Shqiptaret do te heqin nga politika nese votihesh ne popull

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In