• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Presidenti të shkarkojë rektorin e UBT, Peleshi: Sallaku i gatshëm të flasë edhe në grupin e PD

by A R
27/02/2025 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me thirrjen e rektorit të UBT-së  Fatbardh Sallaku në mbledhjen e grupit parlamentar, pas arrestimeve që SPAK bëri në institucionin që ai drejton, Partia Socialiste sipas Gazment Bardhit ka intimiduar drejtësinë.

Kreu i grupit parlamentar demokrat teksa replikonte me homologun e tij në PS, Niko Peleshi, tha se prezenca e rektorit të UBT ishte antikushtetuese.

“Dua të dënoj me forcë aktin që ka ndodhur dje në Kuvend, që një rektor kërkoi strehim në grupin tuaj parlamentar, kjo vjen në një kohe kur nuk ka sqaruar senatin, por vjen rrëfehet në grupin tuaj”, tha Bardhi në Kuvend.

Bardhi me ironi shtoi se edhe Safet Bajri ka kërkuar të flasë në grupin parlamentar socialist pasi u arrestua, ndërsa Peleshi iu përgjigj duke thënë Fatbardh Sallaku ka kërkuar të flasë edhe në grupin parlamentar të PD-së, duke mos mbajtur anë.

“Më thonë që ka kërkuar edhe Safet Bajri që të dëgjohet në grupin tuaj”, tha Bardhi, ndërsa Peleshi ia ktheu: “Spekulim dhe abuzim me fjalën në parlament, sepse nëse keni ndjekur fjalën e rektorit, u tregua i gatshëm të vijë edhe te ju të japë shpjegime”.

“Ai nuk mbajti anë, as ne”, nënvizoi Peleshi.

Por Bardhi insistoi në qëndrimin e tij, duke kërkuar në vijim që presidenti i Republikës, Bajram Begaj të shkarkojë rektorin Fatbardh Sallaku për shkelje të kushtetutës.

Peleshi akuzave të kolegut demokrat iu përgjigj më tej, duke i kërkuar që sherret e Primareve të PD të mos i sjellë në sallën e Parlamentit.

“Është e padrejtë të dezinformohet publiku, se është foltore e shenjtë këtu. Nëse ju lidheni me primaret dhe tensionet e paqartësinë që keni atje ta sillni këtu kjo është sjellja juaj. Pse ia hapëm derën rektorit? Ai erdhi të sqarojë dhe të kërkojë mbështetje për të mos u ndotur imazhi por të mbështetet edhe për procesin ndërkombëtar. E kundërta është e vërtetë nga ajo që tha Bardhi këtu, mos e ndotni“, deklaroi Peleshi.

Next Post
Merrte 30-40 mijë dollarë për person, arrestohet 48-vjeçari për trafik qeniesh njerëzore drejt SHBA

Merrte 30-40 mijë dollarë për person, arrestohet 48-vjeçari për trafik qeniesh njerëzore drejt SHBA

Comments 1

  1. Lili says:
    10 months ago

    E keni bërë grupin parlamentar të PS si gjyqet politike që mbaheshin para popullit për t’a friksuar ..
    Turp…

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com