Opozita dhe mazhoranca ende nuk e kanë gjetur dakordësinë për të dalë me një rezolutë të përbashkët për Kosovën, pas sulmit në veri. Gazment Bardhi tha për mediat pas takimit me deputetët e Berishës, se nuk kanë rënë dakord pasi PS nuk pranon që të bëjë përgjegjëse Serbinë për sulmin.
“Nuk ka dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët. PS nuk mbështet rezolutën e parlamentit të Kosovës dhe nuk pranon të identifikojë përgjegjësit realë të situatës së krijuar më 24 shtator”, tha Bardhi.
Sali Berisha ka folur pas takimit ku ka komentuar përjashtimin e deputetëve të Opozitës për 10 ditë nga Kuvendi. Berisha tha se qeveria po bën gjithçka për të shtypur të drejtat e opozitës.
“Jua kam thënë dhe u them prapë, aty është Linda e parlamentit. Ajo është një automat që merr udhëzime nga Edi Rama. Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Ramës ndaj opozitës. U diskutua kjo situatë në të cilën nuk ka. Opozita konstatoi se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës”, tha Berisha.
/f.s
Po ikni mo te shperlare se late kokrren e namit. Shikoni kullat. Ti Gaz shikoj me sy se leket i mr babi Zenit dhe Zeni.