• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Mbështes SHBA-në për ‘non-gratën’, por mes Ramës dhe Berishës zgjedh Saliun

by Java News
06/09/2023 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Gazment Bardhi ka folur për takimin e djeshwm mes deputetwve demokratw, ku theksoi se ftesa ka qenë edhe Lulzim Bashwn. I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, Bardhi tha se pavarësisht ndasive, demokratët kanë shumë çështja që i bashkojnë dhe që do duhet të bashkohen.

“Takimi dje nuk ishte një takim mes meje dhe Berishës, por më gjerë. Unë mora iniciativën për një mbledhje të përbashkët me 59 deputetë të PD dhe aleancës për Ndryshim. Ishte ftuar në takim edhe Basha.

Gjykuam  se kemi çështje që na ndajnë, por shumë të tjera që të mos koordinojmë aksionin tonë. Dje jemi bërë bashkë për disa çështje. Fryhet kjo historia që unë dhe Berisha kemi shfryrë ndaj njëri tjetrit, por ne nuk jemi në politike për çështja personale, por unë jam në pozicion që jam për interes të qytetarëve.

Fakti që kemi shkëmbyer këto akuza, do duhet të vuajnë pasoja opozitarët? Ne nuk jemi fëmijë, dhe nuk jemi në politikë për të nxjerrë inatet mes njëri-tjetrit.

Zgjidhja optimale për mua për PD do të ishte bashkimi dhe ringritja e partisë me një lidership të ri. Por këtë mendim timin nuk ia diktoj dot as Berishës dhe as Bashën. E si pasojë kalojmë nga zgjedhja optimale në atë të mundshme”, tha Bardhi.

Po ashtu Bardhi tha se mes Berishës dhe Ramës ai zgjedh ish-kryeministrin, ndërsa mes tij dhe një lidershipi të ri, ai zgjedh këtë të fundit.

“Në raport me non-gratan e Berishës, nuk kam ndryshuar mendim, do qëndroj krah SHBA dhe MB. Mes Sali Berishës dhe Ramës, zgjedh Berishën, mes Sali Berishës dhe një lideri të ri, zgjedh një lider të ri”, deklaroi deputeti.

Sa i përket deklaratës së Bashës kur tha se po shkon drejt “bunkerit anti-amerikan”, Bardhi tha se ai është duke thelluar përçarjen e opozitës dhe që mund të çojë drejt shuarjes së saj.

“Ai e di që është e pavërtetë, por unë kam mendimin që Basha bën shumë gabim që flet si zëdhënës i ndërkombëtarëve sepse është duke i shërbyer një teze të rrezikshme sikur vendimmarrjet e partnerëve tanë strategjik, kanë qenë ndërhyrje e Ramës për të shkrirë opozitën. Qarkullon kjo tezë, e cila nuk përputhet me realitetin. Mbajtja ndezur e konfliktit po e dëmton opozitën dhe po e çon drejt shuarjes”, tha Bardhi.

Por, duke marrë parasysh akuzat e forta që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit, Bardhi-Berisha, sa e moralshme është kjo mbledhje ‘bashkuese’, dhe sa e besueshme?

“Krejtësisht e moralshme sa kohë s’kam hequr dorë nga qëndrimet dhe parimet e mia, e njëjtë edhe Berisha. Ne nuk jemi bashkuar! Secili në atë tryezë ishte i barabartë me të tjerët dhe kishin një mendim dhe qëndrim të tyren. Ku është e keqja këtu?!”, tha Bardhi.

I pyetur se kush e drejton PD aktualisht, Bardhi tha: Për momentin PD nuk ka kryetar, vendimmarrja është shtyrë për një moment tjetër./m.j

Next Post
10 viktima nga përmbytjet në Europë, vërshon uji në rrugët e Bullgarisë, Turqisë e Greqisë

10 viktima nga përmbytjet në Europë, vërshon uji në rrugët e Bullgarisë, Turqisë e Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In