• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

10 viktima nga përmbytjet në Europë, vërshon uji në rrugët e Bullgarisë, Turqisë e Greqisë

by Java News
06/09/2023 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, u morën jetën të paktën 10 personave në Bullgari, Turqi dhe Greqi.

Në Bullgari, imazhet që vijnë nga zona e Tsarevos tregojnë vërshimet e ujit që lëvizin me shpejtësi, me thellësi të mjaftueshme për të mbuluar automjetet në rrugë. Autoritetet atje, thanë se dy burra dhe një grua kishin humbur jetën. Një prej burrave që thuhet të ketë vdekur, ishte duke punuar në shtëpinë e një nëne dhe vajza që janë ende të zhdukura.

Lumenjtë dolën nga shtrati dhe autoritetet po punojnë për evakuimin e turistëve nga një zonë kampingu në Arapya, jashtë Tsarevo. Një urë u shemb në jug të qytezës dhe ka raportime se tre personat që gjendeshin atje, janë zhdukur. Uji vërshoi edhe në rrugët e qytetit të dytë më të madh të Turqisë, Stambollit duke marrë me vete automjete e duke bllokuar qytetarët.
Dy persona humbën jetën në qytet, teksa përmbytjet i kthyen rrugët në lumenj në disa distrikte veriore, duke përmbytur edhe stacione metroje.

Tri vetë vdiqën dhe 3 të tjerë u shpallën të zhdukur në rajonin e Kirklareli, jo shumë larg kufirit veriperëndimor me Bullgarinë. Disa shtëpi u shkatërruan nga vërshimi i ujit në qytezën e Igneada në Detin e zi.

Reshjet e dendura dhe përmbytjet shkaktuan dy viktima edhe në Greqi, vend që u godit nga stuhia Daniel. Zona e goditur më rëndë është rajoni qendror i Magnesia, që sipas meteorologëve përjetojnë 24 orë, aq reshje sa zakonisht ka gjatë gjithë vjeshtës. Rrëshqitjet e dheut mbyllën rrugët dhe shumë të moshuar në zonën rreth malit Pelion u bllokuan në banesa.
/f.s
Next Post
Riformatimi i kabinetit/ 7 ndryshime në qeveri, Rama i dërgon Presidentit për dekretim emrat e ministrave të rinj

Riformatimi i kabinetit/ 7 ndryshime në qeveri, Rama i dërgon Presidentit për dekretim emrat e ministrave të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com