• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bardhi leh si i zoti, sulmon mediat”, gazetari: SPAK duhet të hetojë lidhjet e Kurum me Sali Berishën

by A R
30/08/2024 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrimi i Kurum nga mbështetësi i Gazment Bardhit shpjegon edhe arsyen se perse Partia Demokratike ka zgjedhur të heshtë, ndërsa kompanisë turke i ka plasur skandali.

Prej gati 10 vitesh, Lorenc Hastopalli, drejtuesi i fushatës elektorale të Bardhit në zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan, figuron të jetë drejtues i “Kurum” me aktivitet prodhimin dhe tregtimin e energjisë.

Këtë të enjte, Gazment Bardhi, në vend që të pranonte një fakt të dalë në publik rreth lidhjes të tij me administratorin e Kurum, zgjodhi të bëjë të kundërtën, duke sulmuar mediat njësoj siç bën “babai i tij politik”, Sali Berisha sa herë kapet në shkelje.

Gazetari Flogert Muça, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Gazment Bardhi për herë të parë po kryen një akt të moralshëm, pasi po mbron bashkëpunëtorët e tij.

Ai shtoi se drejtësia e re, SPAK-u, duhet të hetojë lidhjet e Sali Berishës me këtë kompani, të cilës pak kohë para se të largohej nga posti i kryeministri i ka shitur katër HEC-e në mënyrë antikushtetuese.

Gjithashtu, Muça tha se në filtrin e drejtësisë duhet të kalojë dhe lidhja e Gazment Bardhit me administratorin e Kurum, të cilin e ka pasur shef shtabi elektoral në Elbasan.

“Hera e parë që Gaz Bardhi po bënë diçka që është e moralshme,. Po mbron ata që i kanë shërbyer. Ai zotërie i ka shërbyer si shef shtabi elektoral. Ngjan si ironike, por Bardhi po bën gjënë e duhur, por mbron bashkëpunëtorët e tij dhe po sulmon qeverinë. Kemi një kompani, e cila, që pak para se doktori të ikte nga kryeministër i Shqipërisë, i ka blerë katër hidrocentrale dhe kjo është antikushtetuese dhe nuk mund të shesësh pasuritë publike. Marrëdhënia e Sali Berishës, me kompaninë Kurum, duhet parë me detaje dhe duhet hetuar. Janë shitur prona publike të shqiptarëve në një kompani private. Lidhja e Kurum me Partinë Demokratike, Sali Berishën, që sot është me Bardhin, është e pazgjidhshme. Po mbrojnë një kompani, me të cilën kanë bërë marrëveshje. Altin Dumani dhe SPAK kanë përgjegjësinë t’i japin përgjigje kësaj. Kontratat e dyshimta, lidhjet akute të Bardhit si sekretar i PD merr CEO-n e Kurumit, janë të gjitha për t’u hetuar. A janë shkak dhe pasojë”, tha ai.

Edhe pse periudha e pushimeve pothuajse është e mbyllur, sërish tek godia e bashkisë dolën pak qytetarë apo edhe vetë zyrtarë të selisë blu, që organizon këto protesta. Në protestën e 23-të këtë të enjte deputetët e pranishëm numërohen vetëm me gishtat e një dorë, ashtu sikundër edhe zyrtarë që janë pjesë e kryesisë së PD.

Alarmi i braktisjes duket se ka bërë që Noka të nisë me shpejtësi një mesazh në radhët e anëtarëve të Kryesisë së PD-së, që të mos I lënë protestat vetëm në dorë të simpatizantëve demokratë.

Kjo temë u analizua nga gazetari Muça, i cili tha se mesazhi i Flamur Nokës drejtuar deputetëve dëshmon se në PD ekziston një dëshpërim dhe çakordim i madh.

Ai shkon më tej teska thotë se Noka mund të ketë nuhatur se brenda grupit të Sali Berishës mund të ketë sërish çarje, pasi synimi i tyre është jo interesi i shqiptarëve, por si të kapin një vend të sigurt në listën për deputet në zgjedhjet e 2025.

“Kemi përfunduar me një opozitë, që numri dy i partisë t’u thotë deputetëve: Aman e hajdeni në protestë. Ata nuk shkojnë më as te rruga e shpresës. Mesazhi i Flamur Nokës tregon çakordim dhe dëshpërim të madh dhe një nuhatje se brenda grupit të doktorit do ketë një tjetër çarje, siç ka çarje në krahun e Bashës. Tani është luftë bërrylash”, tha ai.

/a.r

Next Post
Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Ymer Dishnica”: Gati të presë nxënësit me kushtet më dinjitoze

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Ymer Dishnica”: Gati të presë nxënësit me kushtet më dinjitoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In