• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhezi

by Namir Lapardhaja
20/12/2023 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Nuk nxihet Edi Rama dhe as nuk zbardhet Sali Berisha duke sulmuar prokurorinë.

Duke shantazhuar gjykatën.

Duke përdhosur drejtësinë.

Duke stisur komplote në Shtëpinë e Bardhë për të zezën tënde.

Duke ofenduar ambasadore, duke fyer ambasadorë.

Duke shpifur për jetën private të tyre.

Duke trilluar për korrupsionin e tyre.

Duke baltosur sot atë për të cilin dje përbetoheshe.

Duke sharë atë që mburrje dhe mburrur ata që shaje.

Duke uzurpuar opozitën.

Duke shkatërrëruar opozitën për egon tënde sipas parimit pas meje qameti.

Duke thërrmuar dritaret e qelqta të shtëpisë tënde.

Duke ndezur qirinj në shkallët e shtëpisë së pushtetit.

Duke rrëmbyer godinën e partisë dhe duke mos lëshuar karrigen e selisë.

Duke mashtruar se do demokratizoje dhe duke e komonistizuar edhe më tepër.

Duke premtuar se do ta hapje, por duke e mbyllur edhe më shumë.

Duke thënë se do ta bëje më të fortë, por duke e dobësuar ekstremisht sa më s’bëhet.

Duke premtuar për kushtetuetshmëri dhe duke e përdorur si letër higjienike Kushtetutën sa herë që bëhet fjalë për ty.

Duke kërkuar fakte kundër teje dhe duke mos pranuar asnjë fakt të të tjerëve ndaj teje.

Duke u tallur me shqiptarët dhe akuzuar si të shitur te pushteti.

Duke mos bërë asgjë për të ndryshuar, duke qenë thellësisht i korruptuar dhe duke bërtitur gjithë ditën kundër korrupsionit.

Duke bërë pazare e duke përfituar kulla.

Duke shitur zgjedhje dhe duke fituar tendera.

Duke bërë me gisht ndaj kujtdo që nuk mendon dhe nuk të nënshtrohet.

Duke pështyrë aty ku ke ngrënë dhe duke lëpirë aty ku ke pështyrë.

Duke mos e kuptuar se koha kalon, se vitet ikin, se shoqëria është në ndryshim të vazhdueshëm, se sot njerëzit janë më të mençur se dje, janë më të çlirët nga vargonjtë e ideologjisë dhe të propagandas.

De sado që të bësh thirrje për t’u hedhur në zjarr, askush nuk është aq i marrë sa të hidhet në zjarr për ty, por të gjithë të kanë lënë në krye jo sepse të besojnë, por sepse të gjithë ata që vijnë prapa teje shpresojnë se me ikjen tënde do të jenë më të lehtësuar dhe do ta kenë më të lehtë për të ndarë “prenë” që u le.

Mirëpo gabojnë, ajo çka do ngelet do jetë një coftinë që nuk i hynë në punë as dreqit e jo me njerëzve, prandaj kush ka menduar se i është dashur PD-ja për të mundur Edi Ramën dhe për të sjell demokratët në pushtet, kanë buallin përpara syve se uzurpimi i selisë dhe i opozitës i është dashur vetëm për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe për të bërë si gore që të mos i heqin imunitetin parlamentar, ta lënë lakuriq, të barabartë, si gjithë të tjerët, përpara drejtësisë.

Next Post
Teatri si formë e paraqitjes së shqetësimeve njerëzore

Teatri si formë e paraqitjes së shqetësimeve njerëzore

Comments 1

  1. Nipi Alushit says:
    2 years ago

    Për rikoshetë o Namkë, ja fut edhe një spunto Ramës, si ballancim goditje për Salushkën tuaj, që tu rrojë e tu a fusë sa më thellë që të jetë e mundur, juve ëndërrimtarëve të pa njollë, por të dhjerë e krenarë…..

    Reply

Leave a Reply to Nipi Alushit Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

February 12, 2026
Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

February 12, 2026
Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

February 12, 2026
Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

February 12, 2026
Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

February 12, 2026
Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

February 12, 2026
“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

February 12, 2026
“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

February 12, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

February 12, 2026
“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In