A do të ketë fund kjo seri? Natyrisht, edhe periudhat më të lumtura në jetë, pra edhe në futboll, vjen një moment kur përfundojnë, veçse kjo që po ndodh shpresohet të vazhdojë sa më gjatë.
Jo vetëm tifozët e Barcelonës, por edhe ata që duan futbollin në të gjithë botën, janë të lumtur me këtë që skuadra e madhe katalanase po bën këtë sezon.
Me suksesin 3-0 ndaj Getafes në “Kamp Nou”, u barazua rekordi më I mirë I fillimit të kampionatit spanjoll në histori. Janë 8 fitore radhazi, ashtu si skuadra e Lionel Mesit dhe trajnerit Tata Martino në 2013-2014, ndonëse atëherë nuk u mor titulli.
Javën që vjen, në një fushë të vështirë si ajo e Betisit, do të synohet rekordi i ri. Gordon, më i miri në fushë, Gabriel Zhezus dhe Kunde ishin autorët e golave, ndërsa Rafinja ishte i dëmtuar.
Edhe në edicion nuk ka asnjë ndalesë, 9 triumfe bashkë me atë në Champions, ndërsa këtë 13 tetor do të synohet të vazhdohet seria edhe në Europë, me sfidën gjithashtu të vështirë në fushën e Gallatasarajit.
“Për rekord, – brohoret “El Mundo Deportivo”, – Barça kthehet në La Ligë e pakapshme, ashtu siç e la, dhe barazoi nisjen më të mirë historike “blaugrana”: 8 nga 8!”
“Të papërballueshëm, – është titulli nga e përditshmja “Sport”, – As ndërprerja nuk ndërpret një Barçë që zgjidh gjithçka, dhe që forcon kreun e Ligës! Njëzetekatër pikë nga 24 të mundshme!”
Skuadra “blaugrana” pati epërsi të frikshme me 82 për qind mbajtje topi, me 22 gjuajtje ndaj 4 dhe 8 në kuadrat kundrejt një.
Barcelona kryeson La Ligën me 24 pikë të plota dhe me 34 gola të shënuar e vetëm 7 të pësuar.

