Barcelona ka fituar edhe kupën e dytë këtë edicion, pasi ka triumfuar në Copa del Rey.
Leo Messi edhe një herë tjetër është lojtari kryesor i Barcelonës, vendimtari edhe i një tjetër triumfi të skuadrës katalanase.
Messi shënoi dy gola 16’ dhe 74’, Neymar 36′, ndërsa Williams shënoi golin e vetëm për Bilbaon në minutën e 79’.
Ky ishte titulli i dytë pas atij të La Ligës, teksa Barcelona luan tani tripletën, nëse javën e ardhshme mposht Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve në Berlin.









