• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shehi “shuplakë” Bashës: Duam Tiranë evropiane, jo vetëm bukë me djathë

by
31/05/2015 00:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kritikat për Lulzim Bashën në krye të Bashkisë së Tiranës kanë ardhur nga brenda koalicionit të opozitës. Ishte kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i cili u treguar si gjithnjë mjaft i drejtpërdrejtë kur kritikoi keq administrimin dhe lënien pas dore të kryeqytetit nga ana e kryebashkiakut.

Duke folur gjatë takimit hapës të fushatës elektorale të LZHK-së, në prani edhe të kandidatit të opozitës Halim Kosova, Shehi tha se Tirana këto vite është lënë pas dore.

“Të gjithë ne që jemi qytetarë të Tiranës, kemi dhe një Tiranë tjetër të vogël secili, një Tiranë para shtëpisë vet, midis pallateve, një Tiranë për të cilën fatkeqësisht nuk është treguar kujdesi i duhur. Ka ardhur dita ta shohim qytetin tonë, ti masim trotuaret, të shohim a ja vlen të hapim 4 farmaci, apo 4 kafe ngjitur me njëra-tjetrën. A ja vlen që avllia e njërit që do të zgjerojë guzhinën të zërë trotuarin e gjysmës së rrugicës. Prandaj them që ky qytet ka nevojë për administratë, që inspektori i bashkisë të mbërrij cep më cep të qytetit, ta shoh, të tentojmë dhe ne si gjithë bota, ta ilustrojmë një herë qytetin tonë”, tha ai.

Shehi theksoi edhe problemin e një qyteti të ndotur siç është Tirana, jo vetëm ajri por edhe fizikisht.

“Dhe e dyta do shkojmë ta pastrojmë. Absolutisht do shkojmë ta pastrojmë. Se ky qytet jo vetëm që është ndotur nga ajri, por është ndotur edhe fizikisht”, u shpreh Kreu i LZH.

Sipas Shehit Tiranës duhet t’i rikthehet jeta kulturore dhe të kthehet në një qytet të denjë Evropian, e jo siç e cilësoi ai, vetëm për bukë me djathë dhe ujë.

“Qyteti duke u shpërndarë në këtë farë mënyre, shpesh herë i ka munguar jeta, jeta kulturale, i ka munguar drita në periferi, i ka munguar piaca në periferi. Dhe të rinjtë turren natën drejt qendrës, turren me pa dritë, me pa jetë, me pa makinat e bukura. Ndaj ka ardhur dita që qytetit ti afrojmë jetë kulturale, ti afrojmë kudo dritë dhe mundësi, që të marrësh gruan prej dore dhe të pish një kafe, që të vij dhe të shkoj te kinemaja afër. Domethënë ka ardhur dita që ta quajnë vetëm tamam qytetar të Europës dhe të mendojmë dhe për jetë kulturale sepse nuk jetohet vetëm me bukë me djathtë dhe uji”, përfundoi Shehi.

Next Post

Sheshel: Nuk shkoj vullnetarisht në Hagë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

July 17, 2026
Andy Burnham zgjidhet zyrtarisht lider i Laburistëve, së shpejti merr detyrën e kryeministrit të Britanisë

Andy Burnham zgjidhet zyrtarisht lider i Laburistëve, së shpejti merr detyrën e kryeministrit të Britanisë

July 17, 2026
Ministri Hoxha takon homologun serb: Të papranueshme deklaratat për “spastrimin etnik” të Kosovës!

Ministri Hoxha takon homologun serb: Të papranueshme deklaratat për “spastrimin etnik” të Kosovës!

July 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 18 korrik 2026

July 17, 2026
Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

July 17, 2026
Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë  në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

July 17, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

July 17, 2026
Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

July 17, 2026
Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

July 17, 2026
Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë për herë të parë, si ndikoi Covid në rritjen e kriptovalutës

Krimi i organizuar po lëviz miliarda dollarë në asete digjitale

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In