• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barbaria në fytyrën e një femre

by Ilir Yzeiri
13/11/2024 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Dje u shfaq një nga skenat më të zymta dhe më barbare në hapësirën publike. Në Komisionin hetimor për sterilizimin ishin ftuar për të dëshmuar bashkë me dy të ndaluarit e tjerë edhe ish-ministri i shëndetësisë, aktualisht i ndaluar, Ilir Beqja. Ardhja e tij në sallën e Kuvendit, me pranga në duar, ishte një skenë e trishtuar për fatin e tij, por edhe për cilindo që e shihte atë. Në perceptimin kolektiv dhe në doktrinat e moralit njerëzor, të burgosurit janë kategoria e dobët që ngjall keqardhje, dëshpërim e të bën të mendohesh thellë.

Mirëpo, Albana Vokshi që drejton komisionin hetimor për sterilizimin u shfaq si simbol i barbarisë që kemi në nënvetëdije në shqiptarët. Ajo, më mirë se asnjë tjetër, na tregoi dje se, ne, shqiptarët, kemi të fshehur instiktet e kafshërisë dhe të barbarisë, se dhuna që kemi pësuar sidomos nga regjimi i egër komunist, në një pjesë të madhe, ka qenë edhe një anë e vetëdijes sonë kolektive. Parlamenti do të duhej të ishte institucioni ku do të duhej të shfaqej modeli i sjelljes së lartë kolektive, mënyra inteligjente e komunikimit dhe dialogut.

Për fat të keq, nën nxitjen e kryebarbarit Sali Berisha që ulërin nga dritarja e katit të tetë, gjithë ambienti publik ku merr pjesë opozita është shndërruar në një vend tribal ku pjesëmarrësit e opozitës sillen si ata barbarët e kohëve parake që, në vend të heshtave e thikave, nxjerrin nga goja gjithë llumin e fyerjeve e sharjeve, vetëm e vetëm se babai i tyre shpirtëtror është shpallur hajdut dhe minues i demokracisë familjarisht. Po le të kthehemi në ditën kur Ilir Beqja, tani i burgosur, hyri në sallën e Komisionit.

Në një rast të tillë, jo vetëm për atë, por edhe për të ndaluarit e tjerë, respekti do të duhej të ishte maksimal dhe salla do të duhej të binte në heshtje të thellë e të dëgjonte shpjegimet e atyre fatkeqëve që, në atë sallë, ishin më të pambrojturit. Mirëpo, në nënvetëdijen e egër të Vokshit e të ndonjë tjetre aty, është shuar ndjenja e mëshirës dhe e përvujtnisë, që janë thelbi i kulturës perëndimore e ngritur mbi kristianizmin.

M’u kujtua Arianit Çela dhe gjyqet ushtarake, linçimet popullore dhe gjuha e urrejtjes, ndjenja e triumfit mbi armikun dhe thirrjet « Në Litar ! Në Litar ! ». Si mund të besohet një opozitë e tillë që e ka kthyer hapësirën publike në një arenë ku derdhen sharje, barbari dhe ku qytetërimi është larguar e është zhdukur. Si mund të jetë femër dhe nënë një grua që nuk ndien dhëmbshuri e përvujtni për një të burgosur që vjen të flasë dhe i mohon atij fjalën dhe e trajton atë si inkuizitorët e Mesjetës.

Edhe nesër, nëse Sali Berisha do të zbresë me pranga në duar nga kati i tetë, nuk do të gëzohem, do të ndiej mëshirë. Edhe tani që ai është çmendur unë ndiej mëshirë, por nuk mund ta kuptoj se si barbaria që vjen prej çmendurisë së tij të bëhet formë ligjërimi e atyre që e ndjekin. Dua të përmend dy raste. Papa Françesku, por edhe papët e tjerë, në prag Krishtlindjesh dhe në ditën e Mizerikordës shkojnë e u lajnë këmbët të burgosurve për të shprehur ndjenjën e thellë të përvujtnisë mbi të pambrojturit, mbi ata që janë zhveshur nga çdo mundësi dhe marrëdhënie shoqërore, mbi më të dobtit.

Një ngjarje tjetër po ashtu më ka tronditur. Para një viti një student vrau në mënyrë makabre të fejuarën e tij Xhulia Cechetin. Ajo ngjarje tronditi Italinë, sepse kuforma e saj u gjend e masakruar me 75 goditje thikash. Por babai i saj e ktheu gjithë këtë tragjedi në një manifestim tjetër. Ai, bashkë me miqtë e Xhulias, në dhimbjen e thellë, shqiptuan fjalën « falje » dhe kërkuan që kjo të mos ndodhë më. U bënë thirrje të rinjve e të tjerëve që të largohen nga dhuna. Shkuan në kishë e ndoqën një meshë, pastaj manifestimet në heshtje. Pra një tragjedi e kthyer në një manifestim human duke e pranuar fatalitetitn, por duke u sjellë me dinjitetin e duhur. Ndërsa te ne edhe vdekja (ju kujtohet arkivoli Azem Hajdarit që u përdor për të goditur dyert e Kryeministrisë i nxitur nga Berisha), edhe fati i një të burgosuri nuk prekin zemrën e barbarëve të opozitës, por kthehen në histeri linçimi e triumfi.

Kjo sindromë që vjen nga haxhiqamilzmi shqiptar e kë kthyer berishizmin dhe gjithë ndjekësit e tij në një virus që helmon ambientin publik dhe i ka bërë shqiptarët që të ndjehen të fyer e të papërfaqësura aty, i ka bërë shqiptarët që të kujtohen se barabaria që kemi në sjelljen tonë nuk është shuar ende dhe se komunizmin e egër dhe dhunën makabre mbi të burgosurit që manifestohej në diktaturë, i paskemi pasur si veti të nënvetëdijes sonë, jo si ushtrim ideologjik të diktaturës. Nuk kmund të shpjegohet ndryshe sjellja e Vokshit dhe e ndonjë tjetër femre aty ndaj tre të burgosurve.

Next Post
VIDEO / Luftë pankartash te Komisioni i Shëndetësisë, Beqaj nuk e ka nisur ende dëshminë

VIDEO / Luftë pankartash te Komisioni i Shëndetësisë, Beqaj nuk e ka nisur ende dëshminë

Comments 4

  1. Leka says:
    2 years ago

    Barbaria politike eshte pasoje e tolerances se tepruar . Ate qe ben Vokshii ne komisionin hetimor nuk perben ndonje efekt ne opinionin shqiptar pasi kane 34 vjet me kete barbarizem dhe ndjejne neveri nga ushtaret e katit te tete

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 years ago

    kjo sh vokshi eshte e marre,duhet ti jepet trajtim i detyruarr ne,ne spitalin e te marrve.Se di a do ekzistojne me,mbasi kta kane shkatrruar ,cdo gje qe ishte mbi toke.

    Reply
  3. L.Xh says:
    2 years ago

    Gjenerali SS i kampeve të përqendrimit, Vjollca Vokshi, (ku u zhdukën 6 milion hebrenj, e reabilituar nga Sali Berisha,) me fytyrën e vet, si kafshë naziste, sepse si femër as nuk mund të mendohet, ndaç si pamje apo ndaç si njeri, e cila mundohet të na imponojë metodat naziste, në veprimtarinë parlamentare.
    Ftoj hetuesit izraelitë, të vijnë e ta arrestojnë këtë kafshë naziste, me fytyrë të shëmtuar, e mbeturpa denuar nga Gjyqi i Nutembergut.

    Reply
  4. V.K.R.V.L. says:
    2 years ago

    Do t’ju lutesha te na njoftoni perpara daljes në ekranet e TV të “deputetes se nderuar Vokshi” të largojmë femijet se po tremben edhe në gjumë.flm

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Flamengo’ vishet me Prada!

‘Po ku ishe ti o zot!’, këndohet në Prishtinë

September 19, 2026
FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, ndeshja ndaj Elbasanit do të luhet pa tifozë në stadium!

FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, ndeshja ndaj Elbasanit do të luhet pa tifozë në stadium!

September 19, 2026
FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

September 19, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

EMRAT/ Prokuroria e Fierit godet skemën e tjetërsimit të pronave në Levan, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara!

September 19, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë: Hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE, qëndrojmë krah jush në këtë rrugëtim!

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë: Hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE, qëndrojmë krah jush në këtë rrugëtim!

September 19, 2026
Berisha flet për vizitën në SHBA: Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike! Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim

Berisha flet për vizitën në SHBA: Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike! Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim

September 19, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Burri vrau me thikë bashkëshorten, zbulohen detajet e para! Krimi në sy të nipit të mitur dhe dhëndrit të familjes

September 19, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

Gjykata e Hagës reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

September 19, 2026
Historia e ndarjes territoriale, që nga Pavarësia

Historia e ndarjes territoriale, që nga Pavarësia

September 19, 2026
Manekini i Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale, dorëhiqet drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

Manekini i Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale, dorëhiqet drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com