10 varre të dëshmorëve të atdheut të Luftës Nacional Çlirimtare në qytetin e Pogradecit kanë rënë preh e dhunimit nga persona ende të paidentifikuar.
Shqiptarja.com shkruan se burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se varreve u janë thyer kapakët dhe u janë marrë suveniret që familjarët e dëshmorëve kishin vendosur mbi to.
Menjëherë pas denoncimit nga ana e Komitetit të Veteranëve policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Ja komunikata e policisë
Më datë 27.05.2016, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Dhunimi i varreve” parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal, pasi më datë 26.05.2016, gjatë natës persona të paidentifikuar, kanë dëmtuar duke thyer pjesërisht kapakët e 10 (dhjetë) varreve të Dëshmorëve të LA.