• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi, Balla: Të enjten zhvillojmë seancë normale

by A R
27/05/2016 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja e kuvendit ka vendosur përjashtimin e deputetit të PD-së, Sali Berisha me 10 ditë  nga kuvendi i Shqipërisë.

Përmes një prononcimi për mediat, pas mbledhjes, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi se për shkak të thyerjes së rregullores, ish-kryeministri do të përjashtohet 10 ditë nga kuvendi.

“Byroja e kuvendit është e detyruar që të respektojë rregulloren. Rregulloret e kemi miratuar të gjithë së bashku dhe jo vetëm PS, pra është miratuar me konsensus të plotë. Ligji duhet respektuar dhe është i barabartë për të gjithë. Më vjen keq që ish kryeministri thyen rregulloren në mënyrë të përsëritur’, tha Balla. Ai tha se të enjten shqiptarët do të kenë mundësi të shohin një seancë normale të Kuvendit.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho e lidhi vendimin e Byrosë me reformën në drejtësi, kur tha se një grup brenda PS është i interesuar ta shohë jashtë Kuvendit PD.

Propozimi për përjashtimin e Berishës erdhi pas seancës të së enjtes, ndërkohë që kërkesa u bë nga kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi.

Next Post

Peza i përgjigjet Bashës: Unë qëllova me pistoletë? Më ngatërron me Nishanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com