Barazim 2-2 në përfundim të 90 minutave midis Real Madrid dhe Kashima Antlers, në finalen e botërorit të klubeve.
Kampionët e Japonisë kanë realizuar dy surpriza deri tani, fillimisht me eliminimin e Atletico Nacional, kampion i Amerikës Latine, dhe tani me frenimin e kampionëve të Evropës.
Një rezultat befasues për Realin, që me siguri shpresonte të kurorëzohej kampion i botës brenda 90 minutave, por tani duhe të fitojë në shtesë, pa shkuar te penalltitë.