Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka punësuar transvestitin e parë në stafin e tij. Ajo punon me kohë të plotë, kanë konfirmuar zyrtarët.
Raffi Freedman-Gurspan filloi të punonte këtë javë si drejtor rekrutimi në terren për stafin presidencial. Ajo më parë punonte si këshilltare në Qendrën Kombëtare për Barazinë Transeksuale (NTCE). Angazhimi i saj për të drejtat e transeksualëve reflekton “vlerat e kësaj administrate,” tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Sipas BBC-së, kjo është lëvizja e fundit e Barack Obama-s në mbështetje të komunitetit LGBT (lesbike, gej, biseksual, transeksual). Një këshilltare e lartë e presidentit, Valerie Jarret tha: “Raffi Freedman-Gurspan demonstron llojin e lidershipit të kësaj administrate kampionësh”.
Ndërkohë, emërimi i saj në Shtëpinë e Bardhë u përshëndet si hap i rëndësishëm nga anëtarët kryesorë të komunitetit LGBT.









