• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studentë të Kosovës dhe Maqedonisë, ja si mund të studioni në Shqipëri

by Java News
20/08/2015 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë ata kandidatë nga Kosova, Maqedonia, dhe nga troje të tjera shqiptare që duan të studiojnë në universitetet shqiptare të cilat janë më konkurs pranimi kanë afat edhe nesër për tu regjistruar pranë këtyre universiteteve.

Bëhet fjalë për Universitetin e Arteve në Tiranë, Universitetin e Durrësit; të Shkodrës; Sporteve dhe disa degë të Universitetit të Elbasanit.

Udhëzimi

Ministria e Arsimit në një njoftim të fundit të saj bën të ditur për të gjithë kandidatët nga trojet, por edhe për kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh dhe program të dytë studimi, si dhe kandidatët e kategorive të veçanta, që dëshirojnë të aplikojnë në programe studimi që parashikojnë konkurs pranimi, se duhet të aplikojnë pranë universiteteve përkatëse për konkursin e pranimit si dhe të gjithë kandidatët e tjerë, konform udhëzimit përkatës të konkurseve, i cili është publikuar dhe në faqen ueb të Ministrisë së Arsimit.

“Këta kandidatë aplikojnë më pas për programin përkatës të studimit me dokumentacionin përkatës konform udhëzimeve specifike për çdo kategori, që do të publikohen në vijim në faqen ueb të MAS. Sjellim në vëmendje se aplikimi për konkurset e pranimit bëhet pranë universitetit përkatës brenda datës 18.08.2015,” bën të ditur Ministria e Arsimit.

Datat e konkurseve

Datat e konkursit të pranimit në këto institucione publike të arsimit të lartë, do të jenë sipas këtij kalendari: Universiteti i Arteve, Tiranë në periudhën: 26 – 29 gusht 2015; Universiteti i Sporteve të Tiranës në periudhën: 19 – 27 gusht 2015; Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër për programin e studimit: Edukim Fizik dhe Sporte 19 – 24 gusht 2015; Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për programin e studimit: Edukim Fizik dhe Sporte 19 – 24 gusht 2015; Universiteti “A. Moisiu” Durrës, për të gjitha programet e studimit të përcaktuara në pikën 1.5 të këtij udhëzimi: 19 – 21 gusht 2015 . Tarifat e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit në programet e mësipërme të studimit në institucionet e Publike të Arsimit të Lartë, do të jetë 5 000 (pesë mijë) lekë ose 36 euro.

Fituesit

Rezultatet e konkurseve të pranimit hidhen në portalin e Maturës Shtetërore online nga sekretaritë e fakulteteve sipas procedurave të udhëzimit teknik të dërguar nga AKP. Më pas ato dërgohen në MAS e në AKP, në formë shkresore dhe elektronike (në CD), brenda 3 ditëve nga përfundimi i tyre, dhe, gjithsesi, jo më vonë se data 29 gusht 2015. Për më shumë informacion çdo i interesuar mund të informohet edhe më gjerësisht në linçet e mëposhtme ku janë publikuar të plota udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

KLIKONI KËTU!

Next Post

Transi shqiptar zhvishet dhe çmend Gjermaninë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In