Grumbullimi i plehrave nga të gjitha zonat e Roskovecit në fushën e mbetjeve urbane në Marinzë është kthyer në një problem tepër shqetësues për banorët.
Ata thonë se çdo ditë jetojnë me erën e rëndë të mbetjeve. Edhe pse janë ankuar me dhjetëra herë në Bashkinë Roskovec asnjëherë kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.
Sipas banorëve, fëmijët janë ata që shfaqin alergji të formave të ndryshme si shkak i ndotjes.
Banorë: “Natën bashkohet era e gazit me erën e plehrave. Nuk rrihet! Nuk kemi çfarë bëjmë më! Kemi vajtur te Bashkia dhe nuk kemi marrë përgjigje. -Jemi ankuar. Po kush të pyet…” thotë për Ora News njëri prej banorëve të zonës.
Në zonën naftë nxjerrëse të Marinzës jetojnë rreth 3 mijë banorë.