• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Banorët e dy Koreve takojnë familjarët e ndarë nga lufta më 1950-1953

by Java News
20/08/2018 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup i jugkoreanëve në moshë ka arritur në Korenë Veriore për të takuar familjarët që nuk i kanë parë nga koha e Luftës Koreane më 1950-1953. Kjo luftë ka ndarë Gadishullin Korean andaj njerëzit që kanë jetuar në pjesën veriore e kanë pasur të pamundur lëvizjen.

Të dy Koretë, që teknikisht janë ende në luftë, kanë organizuar bashkime familjare edhe më parë, mirëpo ky rast përbën ngjarjen e parë në tri vjetët e fundit. Jugkoreanët janë listuar me një zgjedhje rastësore derisa më i vjetri është në moshën 101 vjeçare.
Rreth 100 persona janë zgjedhur nga secila anë për të marrë pjesë në këtë organizim.

Disa kanë hequr dorë nga pjesëmarrja pasi kanë kuptuar se familjarët që kanë kërkuar t’i shohin tashmë janë të vdekur. Një grua 92 vjeçare, u ka thënë gazetarëve se ajo do të shohë djalin e saj për herë të parë që nga përfundimi i luftës.

Lee Keum-seom, ka thënë se ka humbur lidhjet me djalin e saj, kur ai ishte në moshën katërvjeçare, si dhe me burrin e saj. “Kurrë nuk e kam imagjinuar se do të vjen kjo ditë”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP. “Unë nuk kam pasur njohuri nëse ai është gjallë apo jo”.

Personat që do të marrin pjesë do të kalojnë tri ditë në Korenë Veriore, mirëpo mund të qëndrojnë me familjarët e tyre vetëm disa orë në ditë apo 11 orë gjithsej. Shumica e takimeve do të jenë nën vëzhgim të rreptë të forcave të sigurisë, shkruan rel.
Ky organizim, i realizuar me ndihmën e Kryqit të Kuq është rezultat i takimit historik në mes të liderit verikorean, Kim Jong-un dhe presidentit të Koresë Jugore, Moon Jae-in në kufi mes dy vendeve në muajin prill.

ma.me

Next Post
Nesër Kurban Bajrami, KMSH njofton programin për Faljen e Namazit

Nesër Kurban Bajrami, KMSH njofton programin për Faljen e Namazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

November 14, 2026
Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

November 14, 2026
Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

November 14, 2026
S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

November 14, 2026
Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

November 14, 2026
Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë

November 14, 2026
Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

November 14, 2026
Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In