• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër Kurban Bajrami, KMSH njofton programin për Faljen e Namazit

by Java News
20/08/2018 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besimtarët myslimanë do të kremtojnë nesër festën e Kurban Bajramit. Me rastin e kësaj dite Komuniteti Mysliman Shqiptar, njofton të gjithë besimtarët se falja e namazit do të kryhet në orën 07:00 të ditës së martë, në Sheshin Skënderbej. Para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

Në urimin e tij për besimtarët myslimanë, kreu i KMSH-së, Skënder Brucaj shprehet se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, Krijuesit të Gjithësisë e ku besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me te afermit, me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

PROGRAMI I PLOTË I KURBAN BAJRAMIT 2018
05:30 – NAMAZI I SABAHUT (FALJA)
05:45 – KURAN, ILAHI
06:30 – HAPJA
06:35 – LEXIM KURANI
06:40 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, H. SKENDER BRUÇAJ
06:50 – LIGJËRATË
07:00 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT
07:05 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA

Urimi i plotë i kreut të KMSH-së, Skënder Brucaj :
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim!

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Më lejoni që në emrin tim personal dhe të institucionit që përfaqësoj, të uroj besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen:

GËZUAR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT!

Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, Krijuesit të Gjithësisë. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me te afermit, me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Kjo ditë e bekuar është ditë e harmonise, bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit; ditë e mirënjohjes dhe e falënderimit ndaj mirësive të panumërta, të cilat Allahu i Madhërishëm ia ka dhuruar njerëzimit.

Besimtari i cili ka shijuar ëmbëlsinë e besimit është zemërgjerë, lutet dhe punon për të mirën e të tjerëve, dhe ndan me të tjerët mirësitë dhe begatitë që i ka dhuruar krijuesi i gjithësisë. Kurbani është nje shenjë falënderimi ndaj Allahut (xh.sh), i Cili na ka dhënë mirësi të pa numërta. Njeriu arrogant, hipokrit i cili ka hequr, dashurinë, mëshirën nga zemra e tij mund të kthehet në një egërsirë e cila mund t’i shkaktojë shumë plagë shoqërisë.

Prandaj le të lutemi në këto ditë të begata ky mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje.

Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne.

Në një ajet Kur’anor thuhet: “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj…” (El-Haxh:37), pra, kjo mirësi që nuk ka për qëllim thjesht shpërndarjen e mishit te kurbanit, por synon bashkimin e zemrave dhe përçimin e frymës së respektit dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

Qoftë kjo ditë për Shqipërinë dhe Shqiptarët ditë feste, gëzimi e bashkëpunimi!

Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona!

Paqja dhe bekimi i Zotit qofte me të gjithë Shqiptarët ku do që ndodhen!

ma.me

Next Post
Trump- Macron takim me Vuçiç për Kosovën

Trump- Macron takim me Vuçiç për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

August 6, 2026
Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

August 6, 2026
6-7 infarkte në ditë, mjekët: Shmangni ekspozimin në diell, si të dalloni shenjat e arrestit kardiak

Provimi hyrës i Mjekësisë në datat 17-21 gusht, 50 pyetje do të zgjidhen në 60 minuta

August 6, 2026
Trafik i rënduar në aksin Laç-Lezhë, fluksi i mjeteve dhe bllokimi i urës së Milotit vështirësojnë qarkullimin

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

August 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit, KLP: Sulm ndaj shtetit ligjor dhe sigurisë publike

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit, Edmond Kaloshi shpallet fitues

August 6, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Tirana merr kredi, qarqet kursejnë

August 6, 2026
“Shqipëria, me miq dhe familjen”, Grenell ndan foto nga pushimet në Vlorë

“Shqipëria, me miq dhe familjen”, Grenell ndan foto nga pushimet në Vlorë

August 6, 2026
Lituania paralajmëron: Rusia mund të inskenojë një sulm me “flamur të rremë” në vendet baltike

Lituania paralajmëron: Rusia mund të inskenojë një sulm me “flamur të rremë” në vendet baltike

August 6, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Edhe nëse arrihet marrëveshja, Hormuzi nuk do të hapet menjëherë (Ja pse)

August 6, 2026
Ministria e Mbrojtjes: E vërteta e blerjes së tre avionëve për zjarret dhe kompanisë që e fitoi tenderin

Ministria e Mbrojtjes: E vërteta e blerjes së tre avionëve për zjarret dhe kompanisë që e fitoi tenderin

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com