Qeveria shqiptare i është përgjigjur “kërcënimit” të kompanisë së naftës “Bankeres” që ka parlajmëruar ‘se do të ndërpresë prodhimin nëse nuk çlirohen llogaritë’.
Në një deklaratë shpërndarë për mediat, qeveria shqiptare i përgjigjet kompanisë “Bankers”, duke argumentuar se askush nuk mund të keqpërdorë pasuritë e shqiptarëve.
Ja deklarata e Qeverisë
Njoftim për Shtyp
Qeveria e Shqipërisë është e qartë për kërcënimet e bëra nga Bankers Petroleum Ltd. për të mbyllur apo kufizuar aktivitetin në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.
Teksa qeveria mirëpret partnerët e huaj apo vendas, pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë një pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe as nuk mund të keqpërdoren, as mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit.
Të gjithë kompanitë që punojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo vendase, duhet t’u binden rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për detyrimin dhe të drejtën e saj që të mos lejojë cenimin e integritetit afatgjatë të pasurive të çmuara të vendit.