• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bankers në përfundim të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës së çlirimit të gazit në Marinzë

by
28/08/2015 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankers në përfundim të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës së çlirimit të gazit në Marinzë

Kompania Bankers Petroleum në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se kompensimi i banorëve, pastrimi dhe rehabilitimi i zonës së prekur nga çlirimi i gazit në 1 Prill 2015, është pranë përfundimit.

Gjatë këtyre muajve Bankers ka punuar me përkushtim dhe tashmë është drejt përfundimit të procesit të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës përreth çlirimit të gazit. Rrugët publike janë riparuar, mbi 2,000 kanale kullimi janë pastruar dhe ristrukturuar. Bankers ka pastruar gjithashtu 8,000 m2 tokë bujqësore.

Më tej Bankers ka theksuar se do të vijojë të jetë prezent, duke përfunduar çdo punë rehabilituese dhe duke monitoruar me kujdes zonën.

Në 21 Maj, 2015 kompania publikoi rezultatet e një vlerësimi mjedisor i cili konfirmoi se ajri, toka dhe uji përreth Marinzës nuk ishin prekur nga çlirimi i gazit. Si pjesë e vijueshmërisë së procesit të kompensimit dhe angazhimit në zonën e Marinzës, kompania do të vazhdojë të furnizojë me ujë zonat e prekura deri në 31 Dhjetor 2015 dhe me ujë të pijshëm deri në 20 Shtator 2015.

Sipas tyre ky progres është bërë i mundur falë bashkëpunimit të mirë me qeverisjen lokale dhe qendrore dhe dialogut konstruktiv me pjesëtarët e komunitetit të prekur.

Next Post

10 sekretet e një marrëdhënieje të gjatë dashurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com