• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 sekretet e një marrëdhënieje të gjatë dashurie

by
28/08/2015 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 sekretet e një marrëdhënieje të gjatë dashurie

Për të pasur një jetë të shëndetshme në çift, duhet të jeni të hapur, të mos paragjykoni apo të fshihni mendimet, por mbi të gjitha duhet të punoni shumë me veten. Dashuria vjen natyrshëm dhe furishëm te njeriu. Po çfarë dimë ne rreth marrëdhënieve me të tjerët? Nga i kemi mësuar ato që dimë? Në shtëpi? Në shkollë? Ekziston një art dhe një shkencë për ndërtimin e marrëdhënieve të forta.

Sekretet e mëposhtme të ekspertëve të fushës së dashurisë, mund t’ju hyjnë në punë edhe për marrëdhënie të tjera si miqësia, familja apo puna, nëse i modifikoni paksa.

1. Krijoni një mjedis të sigurt

Krijoni një mjedis të sigurt ku mund të besoni dhe të ndani haptazi mendimet tuaja pa pasur frikë. Mos ia ndërprisni fjalën partnerit apo partneres edhe nëse do t’ju duhet të vini dorën përpara gojës për të ndaluar veten. Mësoni të grindeni pa i hyrë njëri-tjetrit në hak. Mos përdorni fjalë ofenduese për t’iu drejtuar partnerit/es. Për të krijuar një mjedis të sigurt, mos përdorni kërcënime. Kërkoni falje kur të mundeni. Nëse do t’ju duhet kohë për t’u qetësuar, atëherë shkoni në një dhomë tjetër dhe qetësohuni. Mbani mend, partneri ose partnerja nuk është armiku/ja juaj.

2.Ndani faktet nga ndjenjat

Çfarëdo mendimesh dhe ndjenjash që t’ju nxisin gjatë zënkave, pyesni veten nëse diçka po ju influencon që ta shihni situatën ndryshe. Analizoni thellë brenda vetes nëse e keni inatin me tjetrin apo është ndonjë lloj problemi që gjendet brenda jush. Kërkoni për të vërtetën. Sapo të ndani faktet nga ndjenjat, do të arrini të zgjidhni konfliktet më me qartësi.

3.Lidhuni me pjesë të ndryshme të vetes

Secili prej nesh nuk është një instrument solo. Ne jemi më tepër një lloj kori ose një orkestër me disa zëra. Çfarë po ju thotë mendja? Po zemra? Dëgjoni edhe trupin dhe ndërgjegjen.

Mund të ndodhë për shembull që mendja t’ju thotë “lëreni”, ndërsa zemra se ju e doni atë. Lërini këta zëra brenda jush të bashkëjetojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin. Kështu do të gjeni një përgjigje që është më e plotë.

4. Solidarizohuni

Praktikohuni duke vëzhguar veten dhe partnerin tuaj pa qenë paragjykues. Një pjesë e juaja mund të ketë dëshirë të mos mendojë gjatë, por juve duhet të kërkoni më shumë. Paragjykimi i mbyll dyert. E kundërta e paragjykimit është të kuptoni nga afër të tjerët dhe të solidarizoheni me ta. Kur i ndieni problemet e tjetrit si tuajat, atëherë do të jeni të hapur dhe do të mësoni më shumë për partnerin/en. Kjo do t’ju lidhë më shumë së bashku.

5.Jini bashkë, por edhe veç.

Sekreti i një marrëdhënieje të qëndrueshme është mbështetja që i jepni njëri-tjetrit. Skuadra që formoni në raste të caktuara, por edhe privatësia, ndërsa jeni ende të lidhur. Në lidhjet ku çifti krijon varësi, kjo e çon marrëdhënien drejt një fundi të pashmangshëm. Kur jeni të ndarë dhe të lidhur, çdo “unë” kontribuon për të krijuar një “ne” që është më e fortë.

6.Investoni emocionalisht te vetja

Mos prisni që partneri juaj të mbushë çdo hendek emocional që keni. Në fund të fundit, ne mund të kontribuojmë vetëm për të shëruar veten. Partneri juaj mund t’ju ofrojë mbështetje dhe po kështu mund të bëni edhe ju. Është dashuria ajo që ju jep forcë të bëni disa gjëra të vështira, por dashuria nuk do t’i bëjë ato për ju.

7.Pranoni ndryshimet mes jush

Ndryshimet mes ju të dyve nuk janë negative. Ju nuk keni nevojë për një partner që ka të njëjtat interesa dhe pikëpamje si ju. Por ndonjëherë, frika e këtyre diferencave që mund t’ju ndajnë, ushtron mbi ju presion dhe kështu ju e nxisni tjetrin që të bëhet si ju.

8. Bëni pyetje

Shpesh ne krijojmë iluzione për domethënien e sjelljes së partnerit, por kjo nuk është e drejtë. Mjaft hamendësuat, pasi për një lidhje të qëndrueshme, duhet të bëni pyetje për t’i shkuar problemit deri në fund. Mos lini keqkuptime mes jush.

9. Gjeni kohë për lidhjen tuaj

Pavarësisht ngarkesës që mund t’ju vijë nga punët tuaja të përditshme, duhet të gjeni kohë për njeriun tuaj të zemrës. Nuk do të kishit asnjë lumturi nëse nuk do të ishte për të. Respektoni atë që doni me gjithë zemër, duke i kushtuar atë që është flori: kohën.

10. Shprehini ato që ju duken të pamundura

Dashuria duhet t’ju japë forcë të shprehni ato për të cilat nuk dëshironi të bisedoni. Vetëm kështu do të lini pas të gjitha problemet pa marrë pengje me vete. Kanalizojeni energjinë tuaj drejt emocioneve pozitive.

Next Post

Shqiptarëve u pjell mendja, ja ftesa më e çuditshme për dasmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In