• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bankat Tregtare: Gjendja financiare e individëve, në përkeqësim

by
19/10/2015 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankat tregtare kanë raportuar se gjendja financiare e individëve është përkeqësuar edhe më shumë në tremujorin e tretë të këtij viti. Duke raportuar standardet e kreditimit tek Banka e Shqipërisë, subjektet bankare kanë evidentuar se, përkeqësimi i gjendjes financiare të individëve ka dhënë ndikimin më madhor në moslehtësimin e kushteve të kredisë në tremujorin e tretë, me një ndikim negativ-13 për qind, niveli më i lartë në katër tremujorët e fundit.

Përkeqësimi i financave të individëve bashkë me rrezikun e moskthimit të kredisë ka ndikuar bankat që të mbajnë të pandryshuar sjelljen e kredisë për individë.
Ndonëse shihet që faktorë të tjerë që e stimulojnë kredinë të tilla si konkurrenca në sektorin bankar, politika e Bankës së Shqipërisë dhe situata e likuiditetit në banka janë përmirësuar ndjeshëm.

Ekspertët në sektorin bankar në një takim të fundit me gazetarët e ekonomisë shpjeguan se kreditimi për ekonominë do të vijojë të jetë në stanacion nëse nuk përmirësohen burimet e financimit të ekonomisë dhe me këtë rast edhe gjendja financiare e bizneseve dhe individëve. Por qeveria nga ana tjetër pret që bankat të rrisin kreditimin, si mënyra themelore për të nxitur rritjen e ekonomisë.

Bankat raportuan lehtësim të standardeve të zbatuara për kreditë si për blerje banese, ashtu edhe për qëllime konsumi. Balancat e vlerësuara ishin përkatësisht 7.9% dhe 14.0%. Edhe për tremujorin e katërt, bankat presin vazhdim të tendencës lehtësuese të standardeve të kredisë për individët të akorduar si për blerje banese, ashtu edhe për konsum./Monitor

Next Post

Shkarkohet ambasadorja greke në BE, doli kundër linjës zyrtare për Shqipërinë e Maqedoninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com