• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankat shtrëngojnë kreditimin e kompanive të mëdha, rriten kërkesat për kolateral

by A R
15/10/2016 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankat shtrënguan kredinë për biznesin në tremujorin e tretë, për shkak të frikës nga kreditë e këqija dhe perceptimit mbi situatën ekonomike. Banka e Shqipërisë raportoi se kredidhënia u shtrëngua veçanërisht për korporatat e mëdha që mbajnë peshën kryesore të ekonomisë, ndërsa për individët bankat janë treguar më dorëlëshuara.

“Politika shtrënguese e kredive për biznese u zbatua nëpërmjet rritjes së kërkesave për kolateral, ndërsa për individët lehtësimi erdhi nga ulja e interesave dhe komisioneve”, vlerëson BSH.

Pas një ritmi pozitiv në fillim të vitit kredia për ekonominë u ngadalësua sërish gjatë verës. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë në gusht, kredia u rikthye gati në stanjacion, me një rritje të papërfillshme prej 0.1 përqind, krahasuar me një vit më parë raporton tch. “Faktorët kryesorë për shtrëngimin e kredisë ndaj bizneseve mbeten kreditë me probleme, problemet specifike të sektorit dhe perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike”, thotë BSH.

Banka e Shqipërisë vëren se standardet e kredisë për biznesin do të mbeten të pandryshuara edhe gjatë tremujorit të katërt, ndërsa ato për individët do të vazhdojnë të lehtësohen.

Kushtet e shtrënguara të kredisë për ndërmarrjet duket se janë një nga shkaqet kryesore për ngërçin e kredisë, pasi siç raporton Banka e Shqipërisë, kërkesa për kredi nga bizneset është rritur./a.m.

Next Post
Basha: Rama kërkon të mbajë pushtetin me krimin

Basha: Rama kërkon të mbajë pushtetin me krimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com