• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Rama kërkon të mbajë pushtetin me krimin

by A R
15/10/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Edi Rama dhe krimi janë bërë një sepse Edi Rama erdhi në pushtet me krimin, po e mban pushtetin me krimin dhe shpreson ta rimarrë me krimin”. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Devollit.

“Edi Rama, theksoi Basha- e quan opozitë më të keqe se krimin sepse çdo ditë po fakton para qytetarëve lidhjet e tij me krimin, mbrojtjen që i jep krimit dhe kthimin e Shqipërisë në hambar droge”.

Basha tha se ‘Rama e ka shkelur kontratën me shqiptarët sepse premtoi rend dhe siguri, por në fakt erdhi në pushtet me krimin dhe prej asaj dite i shërben dhe shërbehet nga krimi’.

“Solli kriminelët dhe i bëri anëtarë të parlamentit, deputetë, kryetarë të bashkive të vendit, i bëri drejtor të mëdhenj në polici, në dogana, në tatime, në OSHE duke i kthyer të gjithë këto organizata që ishin në shërbim të shqiptarëve në organizata të mirëfillta kriminale. Dhe kur ne denoncojmë ka guxim të thotë se opozita është më e keqe e krimi. Sigurisht që për Edi Ramën opozita është më e keqe se krimi, se me krimin drekon, me krimin darkon, me krimin gdhihet, me krimin ngryset, me krimin i ka të gjithë pazaret. Si mund të jetë opozita më e mirë se krimi, kur Edi Rama dhe krimi janë bërë njësh me qëllim për të mbajtur pushtetin, për të bërë më shumë para, për të vjedhur zgjedhjet dhe për të prishur vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi kreu i PD raporton BW. Sipas tij, ‘Rama në keto tre vjet i ka shërbyer vetëm krimit dhe një grupi njerëzish të lidhur me të, të cilët janë pasuruar me paratë e qytetarëve ndërsa varfëria dhe mjerimi për 90% të shqiptarëve është shtuar’.

“Edi Rama e ka prishur kontratën me qytetarët duke mos mbajtur asnjë premtim me të cilin erdhi në pushtet. E si çdo kush që ka sanksione për mos zbatim të kontratës është koha që edhe qytetarët të largojnë Edi Ramën për shkelje të kontratës me ta”, tha ai.

Basha akuzoi kryeministrin Rama se mbron ata që janë në kërkim policor, ndihmon të arratisen ata që janë të dënuar, ulet, drekon, darkon, bën pazare me kriminelët më të njohur të Shqipërisë dhe të Ballkanit.

“Nga ana tjetër arreston, keqtrajton, dhunon, poshtëron qytetarët e pambrojtur. Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama në tre vite. Për njerëzit në nevojë ekonomike nuk ka ndihmë ekonomike, për pensionistët nuk ka rritje pensioni, për të papunët nuk ka shanse për punë, për të pambrojturit vetëm kërbaç, për kriminelët shqipëria është kthyer hambar droge. Nga njëra anë iu premtoi shqiptarëve që buxhetin do ta kishte për shqiptarët, për të ulur taksat, për të rritur rrogat, për të rritur pensionet, për shëndetësinë falas, për legalizime falas. Dhe ditën që mori pushtetin e shiti buxhetin tek klientët e tij”, u shpreh Basha.

Kreu i PD theksoi më tej se në këtë gjendje ku është vendi sot kemi ardhur sepse Edi Rama ka shkelur, dhunuar, braktisur kontratën me qytetarët. “Qytetarët shqiptarë e dinë fare mirë se çfarë ndodh nëse dikush prej tyre, dikush prej nesh nuk arrin të plotësojë dot fjala bie termat e kontratës me ujësjellësin apo me OSHE, çfarë ndodh?! Pritet uji, priten dritat, vijnë gjobat, vjen edhe policia. Po me këta zaberhanë që ka prishur e shkelur kontratën me gjithë shqiptarët në këto tre vjet. Çfarë do të bëjë populli? Sot jemi përpara një detyre historike t’i prijmë këtij vullneti popullor dhe të rrëzojmë një orë e më parë shkelësin e kontratës, të inkriminuarin, të korruptuarin Edi Rama dhe skotën e tij në qeveri”, tha Basha para banorëve të Devollit./a.m.

Next Post
Disa probleme për shëndetin nga udhëtimi me avion

Disa probleme për shëndetin nga udhëtimi me avion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

August 3, 2026
A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

August 3, 2026
Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

August 3, 2026
“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

August 3, 2026
Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

August 3, 2026
A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

August 3, 2026
Zjarret masive në Uashington, 60 mijë persona evakuohen dhe qindra ndërtesa shkrumbohen

Zjarret masive në Uashington, 60 mijë persona evakuohen dhe qindra ndërtesa shkrumbohen

August 3, 2026
“Gjueti” nga ajri për parcelat me kanabis, Shqipëria dhe Italia zgjerojnë bashkëpunimin

“Gjueti” nga ajri për parcelat me kanabis, Shqipëria dhe Italia zgjerojnë bashkëpunimin

August 3, 2026
Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, digjen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe helikopterët

Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, digjen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe helikopterët

August 3, 2026
“Rolex” ndalon fluturimin e dronëve mbi fabrikën e re, frikë nga vjedhja e të dhënave

“Rolex” ndalon fluturimin e dronëve mbi fabrikën e re, frikë nga vjedhja e të dhënave

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com