• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankat largojnë paratë nga Shqipëria, në 9 muaj u nxorrën 300 mln euro

by A R
10/11/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Totali i aktiveve të sistemit bankar shënoi një rritje prej 3.8%, apo me 48 miliardë lekë në fund të 9-mujorit 2016, në raport me dhjetorin 2015, duke përshpejtuar ndjeshëm ritmet e zgjerimit, në raport me 2.4% që ishte për të njëjtat periudha të vitit të kaluar.

Ecuria pozitive i dedikohet tërësisht tremujorit të tretë, ku bankat, në kahun e pasiveve iu gëzuan rritjes së fortë të depozitave sidomos asaj në valutë, me llogaritë rrjedhëse të sektorit privat që u rritën me 30 miliardë lekë në tremujorin e tretë. Ky është një efekt përgjithësisht sezonal, ku gjithnjë në muajin gusht ka një rritje të depozitave në valutë nga prurjet e emigrantëve.

Këto para, që i mbledhin nga bizneset, individët e institucionet e tjera, bankat duhet t’i investojnë dhe alternativat përgjithësisht janë dhënia e huasë për ekonominë, blerja e letrave me vlerë apo depozitimi në bankat e huaja raporton Monitor. Por, si i kanë përdorur bankat këto para që hynë në sportelet e tyre në 9 muajt e këtij viti.

Të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë pohojnë se sidomos në tremujorin e tretë ato kanë preferuar të mos rrezikojnë dhe i kanë vendosur paratë e lira në institucionet e tjera financiare jashtë vendit, zë i cili u rrit me rreth 36 miliardë lekë në tremujorin e tretë në raport me atë të mëparshmin, nga 39 miliardë lekë që ishte rritja e tij për gjithë 9 mujorin.

Kreditimi për ekonominë ka vijuar i dobët. Stoku i huasë për bizneset dhe individët u rrit me 2.4% në fund të 9 mujorit, në raport me dhjetorin 2015, apo me 14 miliardë lekë. Rritja është ngadalësuar sidomos në periudhën korrik-shtator. Të dhënat e paraqitura në tabelën e aktiveve të sistemit bankar tregojnë rritjen reale, duke përjashtuar efektin e fshirjes së kredive të humbura.

Bankierët pohojnë se e gjithë valuta që hyri në ekonomi në tremujorin e tretë është praktikisht e pamundur të jepet kredi brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe, për më tepër që sistemi është i frenuar në huadhënie si rrjedhojë e NPL-ve të larta, kërkesës së dobët nga sipërmarrja dhe rritjes së perceptimit të riskut makroekonomik nga bankat, siç u konstatua dhe në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë.

Bankat kanë qenë aktive dhe në blerjen e letrave me vlerë për 9-mujorin. Zëri i veprimeve me letrat me vlerë u rrit me 35 miliardë lekë apo me 11.4% në raport me fundin e 2015-s.

Një tjetër dukuri interesante e 9-mujorit të parë është heqja e parave nga Banka e Shqipërisë, pasi kjo e fundit vendosi interesa negative në dhjetor me qëllim që të nxiste bankat të kanalizonin fondet e lira në ekonomi. Zëri i Marrëdhënieve me Bankën Qendrore ka rënë me 33 miliardë lekë në shtator, në raport me dhjetorin 2015./a.m.

Next Post
Analiza e situatës nga përmbytjet, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

Analiza e situatës nga përmbytjet, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre persona shoqërohen në polici gjatë protestës së PD-së

Tre persona shoqërohen në polici gjatë protestës së PD-së

May 8, 2026
Vlorë/ Lokali në Radhimë përfshihet nga zjarri, nis hetimi për shkaqet e ngjarjes

Vlorë/ Lokali në Radhimë përfshihet nga zjarri, nis hetimi për shkaqet e ngjarjes

May 8, 2026
Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e  përplasje me policinë

Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

May 8, 2026
Bllokohet marshimi drejt ministrive, Berisha akuza të forta: Krim i shëmtuar, beteja vazhdon në çdo formë

Bllokohet marshimi drejt ministrive, Berisha akuza të forta: Krim i shëmtuar, beteja vazhdon në çdo formë

May 8, 2026
Përplasje të forta në tubim, protestuesit gjuajnë me gurë drejt kordonit të policisë

Përplasje të forta në tubim, protestuesit gjuajnë me gurë drejt kordonit të policisë

May 8, 2026
Qytetarët sulmojnë me molotovë, përplasen edhe fizikisht me efektivët! Policia kundërpërgjigjet me ujë edhe ndaj Berishës

Qytetarët sulmojnë me molotovë, përplasen edhe fizikisht me efektivët! Policia kundërpërgjigjet me ujë edhe ndaj Berishës

May 8, 2026
“Marshimi i pandalshëm nuk ndalet”, Flamur Noka përplaset me policinë në protestë

“Marshimi i pandalshëm nuk ndalet”, Flamur Noka përplaset me policinë në protestë

May 8, 2026
Tensione në protestën e PD-së, qytetarët tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, përdoren fishekzjarre dhe ujë

Tensione në protestën e PD-së, qytetarët tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, përdoren fishekzjarre dhe ujë

May 8, 2026
Tensione dhe përplasje me policinë, Berisha shfaqet me maskë kundërgaz në protestën para Ministrisë së Brendshme

Tensione dhe përplasje me policinë, Berisha shfaqet me maskë kundërgaz në protestën para Ministrisë së Brendshme

May 8, 2026
A mund të jetë Salianji, Nigel Farage i lokaleve të 2027?

A mund të jetë Salianji, Nigel Farage i lokaleve të 2027?

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In