• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Ja si ndryshuan interesat e kredive për qytetarët dhe bizneset

by Java News
11/01/2019 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Normat e interesit të kredive për biznesin kanë shënuar ulje gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2018. Bëhet fjalë për interesat e kredive me maturim afatgjatë, ndërsa kreditë me maturim afatshkurtër shënuan rritje.

Për qytetarët, ulje të interesave pati te kreditë hipotekare, kurse te kredia për konsum interesat shënuan rritje. Të dhënat për ecurinë e interesave të kredive jepen në raportin e Bankës së Shqipërisë, për politikën monetare për 3-mujorin e fundit të vitit 2018. “Normat e interesit të kredisë në lekë qëndrojnë në nivele të ulëta.

Interesi mesatar prej 6,5 për qind për kredinë e re në lekë, në muajt tetor-nëntor, rezultoi pranë vlerave mesatare të tremujorit të tretë 6,8 për qind. Interesat e kredisë janë rritur te maturiteti afatmesëm, ndërsa tek ai afatshkurtër dhe afatgjatë kanë shënuar zbritje të lehtë. Gjithsesi, krahasuar me gjysmën e parë të këtij viti, interesat e kredisë janë lehtësisht më poshtë. Analiza, sipas klientit, evidenton se interesat e kredisë në lekë janë ulur më shumë për bizneset, ndërsa për individët ulja ka qenë marxhinale”, thuhet në raport.

Banka e Shqipërisë thotë se interesat e kredisë ndaj bizneseve janë ulur si për nevoja likuiditeti ashtu edhe për investime. Te kreditë për qytetarët, Banka e Shqipërisë konstaton se interesat janë ulur veçanërisht për kreditë hipotekare, ndërkohë që interesat për financimin e kredisë konsumatore kanë treguar ecuri të luhatshme.

“Diferenca e interesit mesatar të kredisë në lekë ndaj atij në euro është rritur lehtas këto dy muaj, kryesisht si rezultat i tkurrjes më të madhe të interesit të kredisë në euro sesa ajo në monedhën vendase. Diferencat e interesave të kredisë midis dy monedhave, sipas klientit, tregojnë rritjen e tyre për bizneset dhe tkurrjen për individët, veçanërisht te kredia hipotekare”, thuhet në raportin e politikës monetare.

TE DHENAT PER KREDITIMIN DHE EKONOMINË

12,7 për qind ishte niveli i kredive me probleme deri në muajin nëntor të vitit 2018, duke shënuar nivelin më të ulët

4,5 për qind deri në 4,9 për qind u rrit kredia për sektorin privat gjatë tremujorit të tretë dhe dy muajve të parë të tremujorit të katërt, si rezultat i normave të ulëta
të interesit që kanë mbështetur zgjerimin e kreditimit, por edhe si rezultat i efektit të kursit dhe nxjerrja e kredive jashtë bilancit

6,5 për qind ishte interesi mesatar për kredinë e re në lekë, në muajt tetor-nëntor, duke rezultuar pranë vlerave mesatare të tremujorit të tretë 6,8 për qind. Sipas Bankës së Shqipërisë, normat e interesit të kredisë në lekë qëndrojnë në nivele të ulëta.

4,3 për qind u rrit Prodhimi i Brendshëm Bruto në terma vjetorë në tremujorin e dytë të vitit, nga 4.5 për qind në tremujorin e parë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave

2,1 për qind parashikohet nga Banka e Shqipërisë të luhatet inflacioni mesatar vjetor për 2018-n dhe do të kthehet në objektiv brenda vitit 2020

12.2 për qind arriti shkalla e papunësisë, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e tretë, i cili rezultoi më poshtë nivelit të shënuar krahasuar si me
tremujorin e mëparshëm (me 0,2 për qind), ashtu edhe me një vit më parë (me 1,4 për qind). Këto zhvillime vlerësohet të kenë kontribuuar në përdorimin në shkallë më të lartë të faktorit punë.

/a.meta

Next Post
Rama: Riformatim strukturës së PS! Partia do bëhet me çdo kusht!

"Cakaj"/ Rama: “IM hodhi gurin, kadri andej, kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In