• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ca dënohen, ca harrohen, ca…rrënohen

by
20/05/2015 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi

E gjithë kjo paradigmë konsumohet brenda mureve të Bankës së Shqipërisë. Një institucioni i cili në vitin e fundit ka prodhuar lajme dhe zhurmë pafund. Sot gjykata ka dhënë dënimet e para për skandalin e vjedhjes së një shume prej rreth shtatë milionë dollarësh, nga thesari i bankës. Dy të akuzuar për atë ngjarje, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, janë dënuar përkatësisht me 13.4 dhe 10 vjet burgim. Vendimi i gjykatës ka ardhur pas muajsh hetimesh dhe një procesi që ka njohur shtyrje dhe harresën e publikut.

Por për disa përgjegjës të asaj ngjarjeje që dënohen, duket se ka të tjerë persona që duhet të përgjigjen para drejtësisë, të cilët harrohen. Konkretisht fjala është për ish-guvernatorin Adrian Fullani, i cili u arrestua bujshëm në 5 shtator 2014, e që sot pret të dalë në gjyq, nën statusin e “detyrimit me paraqitje”. Më shumë sesa ajo që (s)po ndodh me zotin Fullani, i rëndë tingëllon fakti sesa me ngadalësi dhe pa “ngut” i merr drejtësia e këtij vendi dosjet miliona dollarëshe, kur në mes janë persona të pushtetshëm që kanë gëzuar apo gëzojnë imunitet. Nëse fajtorët direktë dënohen, ata që qëndruan sipër tyre, siç është rëndom zakoni, harrohen.

Por ka dhe më keq. Disa dënohen, disa harrohen, disa rrënohen. Fjala nuk është për njerëz konkretë, por për një ndërtesë, ndoshta ngrehina më historike e qytetit, ish-Hotel Dajti, e cila lidhet gjithashtu me Bankën e Shqipërisë. U mbushën rreth pesë vjet që kjo godinë e blerë nga Banka e Shqipërisë, gjendet në prag të shkatërrimit total të saj, ndërkohë që shteti dhe banka debatojnë mes tyre rreth destinacionit që do të marrë. Më së pari Hotel Dajti duhet mbajtur në këmbë, në derexhenë që është katandisur. Më pas, le të vendoset një fat për të. Godina klasifikohet si monument i kategorisë së dytë, që do të thotë se brendia e saj mund të preket, por jo pamja e jashtme. Zyra të Bankës së Shqipërisë apo Hotel si dikur, tashmë duket ka pak rëndësi, para faktit se ndodhemi përballë mundësisë konkrete të humbjes një herë e mirë të godinës, në të cilën janë rrjepur me kohë muret e brendshme, janë vjedhur barbarisht orenditë, duke e kthyer perlën e historisë dhe turizmit shqiptar, në një shurrtore publike. Është momenti që guvernatori i ri të verë dorë me urgjencë mbi këtë pronë të harruar që gjeti në inventarin e Bankës, kur u ul në poltronin e kreut të institucionit. Ta bëjë tani, që të japë një ide sado të ndrojtur ndryshimi me menaxhimin paraardhës. Përndryshe do të gjendet përballë nevojës së pastrimit të gërmadhave në qendër të Tiranës.

Next Post

FMN paralajmëron qeverinë: Kujdes të ardhurat në buxhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In