• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FMN paralajmëron qeverinë: Kujdes të ardhurat në buxhet

by
20/05/2015 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë të mbrojë buxhetin nga rreziku i rënies së të ardhurave, që vjen nga ulja e fortë e çmimit të naftës dhe inflacioni i dobët.

Në dokumentin e sapopublikuar mbi rishikimin e 4-t të marrëveshjes me qeverinë, Fondi vëren se ulja e borxhit publik në periudhë afatmesme do të kërkojë angazhim politik për të ruajtur kursin e konsolidimit domethënës fiskal, që nisi vitin e kaluar.

Në dokument, Fondi vëren se perspektiva afatmesme e ekonomisë mbetet përgjithësisht e favorshme. Sipas tij, rritja ekonomike do të vazhdojë të përshpejtohet deri në 4.5 për qind brenda dy viteve të ardhshme, për shkak të efekteve pozitive që vijnë nga reformat, rimëkëmbja e partnerëve tregtarë dhe përmirësimi i besimit në ekonomi.

Por, siç vënë në dukje ekspertët e FMN-së, rreziqet për këtë skenar mbeten të larta. Sipas tyre, rreziku i parë është ai i ecurisë së çmimeve të naftës. Sipas FMN-së, edhe pse mund të ketë pasur një efekt të lehtë pozitiv në buxhetet e familjarëve, rënia e çmimit të naftës mund të vazhdojë të tkurrë edhe më shumë investimet dhe prodhimin në këtë sektor.

Veçanërisht gjatë viteve të fundit, sektori i naftës ka qenë një nga kontribuesit kryesorë në rritjen ekonomike, duke amortizuar edhe efektet e krizës. Por rënia e prodhimit dhe investimeve nga kompanitë e naftës mund ta dobësojë rritjen ekonomike.

FMN druhet se, rritja më e dobët e kombinuar me rrezikun, që buron nga afrimi i zgjedhjeve, mund të vendosë në provë zotimin e qeverisë për të ulur borxhin dhe ruajtur disiplinën fiskale. Paralelisht, FMN thotë se një tjetër rrezik buron nga situata në Greqi, e cila në rast përkeqësimi do të rriste presionet negative në ekonominë shqiptare./Top Channel/

Next Post

Maqedoni: A po tregohet sinqeritet për dalje nga kriza?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com