• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banka Botërore: Në Shqipëri rreth 37 për qind e të punësuarve janë në të zezë!

by Java News
20/03/2019 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri rreth 37 për qind e të punësuarve janë në të zezë. Banka Botërore në bashkëpunim me nismën e Vienës në raportin e 2019 për trendet e punësimit në Ballkanin Përëndimor vuri në dukje se vitet e fundit, numri i përgjithshëm i punonjësve informal është rritur, veçanërisht në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në periudhën ndërmjet tremujorit të dytë të 2017 dhe tremujorit të dytë të vitit 2018, numri i të punësuarve informalë u rrit me 10,600 persona në Shqipëri  dhe 12,800 persona në Maqedoninë Veriore, ndërsa numri i pononjësve në të zezë ra me 30,000 në Serbi.

Megjithatë, pjesa e punësimit informal në punësimin e përgjithshëm mbeti pothuajse i pandryshuar.

Modele të tilla në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore rezultojnë për shkak se, rritja totale e punësimit ishte më e lartë se rritja e punësimit informal.

Në afat të mesëm, përmirësim i dukshëm ka ndodhur në Shqipëri, veçanërisht që nga fillimi i fushatës kundër informalitetit në shtator 2015, ku pjesa e punësimit informal u tkurr nga 50 për qind me 2014 në 36 për qind në tremujorin e dytë të 2018.

Por megjithatë raporti thekson se, në punësimi informal në Shqipëri qëndron në nivelet më të larta në Rajon.

Në Shqipëri 1 në tre përsona është duke punuar në të zezë në raport me 1 në 5 persona të Maqedoninë Veriore dhe në Serbi. Vetëpunësimi vazhdon të jetë lloji mbizotërues i punësimit informal, ndërsa nuk paguhet puna familjare.

Raporti evidenton se pothuajse gjysma e atyre që punojnë në të zezë janë të vetëpunësuar. Puna në të zezë ka pasoja të prekshme në kohë. Raportimi jo i plotë (ose nën-raportimi) i kontributeve të sigurimeve shoqërore sot nënkupton relativisht mbulim të ulët ose përjashtim nga pensionet.

Vetëpunësimi informal dhe puna familjare e papaguar janë më të përhapura në sektorin e bujqësisë.

Informacioni i disponueshëm për Maqedoninë Veriore dhe Serbinë sugjeron që pjesa e punës së zezë në bujqësi ka qenë në rënie në të dy vendet gjatë periudhës 2010-2017, ndërsa vetëpunësimi u bë më i rëndësishëm.

Niveli i lartë i informalitetit të punës familjare në bujqësi shpesh nuk është një zgjedhje vullnetare, por nga mungesa e produktivitetit në këtë sektor. Rrjedhimisht, puna familjare në bujqësi vazhdon të mbetet e padeklaruar, duke lënë punonjësit e pambrojtur të këtij sektori në rrezik të madh për rënie në varfëri./Monitor.

7810ef88 9d6a 4f1f 90e9 08f1cd7b542d

/a.meta

Next Post
Biznesi i ri i Ronaldos, klinikë për mbjelljen e flokëve

Biznesi i ri i Ronaldos, klinikë për mbjelljen e flokëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In