• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banesat sociale, Andi Seferi tregon programet e Bashkisë Tiranë dhe kategoritë që përfitojnë

by A R
10/12/2024 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi foli sa i përket strehimit në kryeqytet dhe programeve sociale që ka ndërmarrë bashkia për zbutjen e këtij problemi.

Më 3 Dhjetor Këshilli Bashkiak miratoi programin për banesat sociale, për këtë Andi Seferi shpjegoi se çfarë këto banesa dhe se si do të jetë qiraja për to në varësi të të ardhurave dhe numrit të pjesëtarëve në familje.

“Problemi i strehimit tani në Tiranë është kthyer në një problem të mprehtë për të gjitha familjet e reja të cilat duan të ndërtojnë jetën e tyre në këtë qytet. Tipologjitë janë nga më të ndryshmet, e familjeve që kanë të ardhura më të pakta, e familjeve që bëjnë pjesë në shtresa në nevojë, pra tipologjia e këtyre familjeve është e ndryshme. Në funksion të tipologjisë të këtyre familjeve, bazuar dhe në një ligj që është i vitit 2018. Ligji 22 që e kthen në një detyrim ligjor strehimin, Bashkia e Tiranës ka 3 programe sociale për sa i përket zbutjes së këtij problemi të mprehtë. E para do të thoja pikërisht kjo që u miratua në 3 Dhjetor është për banesat sociale, që janë banesa të cilat ndërtohen nga Bashkia Tiranë dhe u jepen familjeve të cilat kanë një lloj të ardhure për të paguar një qira. Qiraja varion nga tipologjia e të ardhurave dhe nga numri i të ardhurave, por është një qira sociale. Është një qira e zbutur do të thoja. Ajo që doja të theksoja është se këto lloj banesash ngelen pronë e Bashkisë së Tiranës, pra nuk jepen. Është pronë e bashkisë, por unë e përdor për aq kohë sa kam nevojë. E dyta, pikërisht kjo mbledhje përgatiti terrenin e duhur ligjor që sipërfaqe të ishin pronësi e bashkisë iu dërguan Këshillit të Ministrave për t’u miratuar si zonë që ne do e zhvillojmë nëpërmjet këtyre banesave dhe kjo është tipologjia e parë,” tha nënkryetari i Bashkisë Tiranë.

Më tej gjatë fjalës së tij ai sqaroi kategorinë që do të përfitojnë nga kreditë e buta dhe se sa do të jetë numri i familjeve të cilat do të aplikojnë këtë vit.

“Aplikimet hapen për kreditë e buta që është tipologjia e dytë e programeve sociale. Kreditë e buta, Bashkia Tiranë subvencionon, masën e përqindjes të interesit të këtyre kredive, por praktikisht njihet si kredie butë. Ky është një program që ka filluar më herët dhe që nga viti 2015 dhe deri më sot kanë përfituar 3500 qytetarë shtëpi, kredi të buta. Ajo që ndodh është se pavarësisht se u miratuar pjesa e subvencionimit të kredive, tani do të fillojë hapja për aplikimin nga ana e qytetarëve sepse deri më sot edhe çmimet e banesave kanë ndryshuar dhe nuk do të ishte e ndershme që Bashkia Tiranë të ofronte tipologji kredie me të cilat nuk mund të blije dot apartamentin përkatës. Në këtë këndvështrim jemi duke pritur indeksimin nga enti i banesave në mënyrë që nëse një familjeje i takon një dhomë dhe një kuzhinë që kushton x lekë dhe kredia të jetë në këto  nivele në këto parametra dhe ky është projekti i dytë social.

Kësaj radhe ne kemi vendosur të hapim 1200 kredi, do të sistemohen 1200 familje. Për kriteret unë do të thoja janë prioritet më shumë se sa kritere sepse për kriteret mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë një banesë të tyren në pronësi. Kurse me prioritet fillojmë nga familjet deri në 40 vjeç, pra ne ngritën atë nivelin nga 35 deri në 40 vjeç. Janë familjet rome ose të komunitetit egjiptian, janë dhe gratë të cilat kanë një status të veçantë nga gjykata pra nëna të dhunuara,” përfundoi Andi Seferi.

/a.r

Next Post
“Rusia po gërmon thellë në Ukrainë”, gjenerali gjerman: Ky do jetë dimri më i vështirë për Kievin

“Rusia po gërmon thellë në Ukrainë”, gjenerali gjerman: Ky do jetë dimri më i vështirë për Kievin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In