• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bandat shqiptare, përplasje të përgjakshme/ Policia greke: Pas tyre fshihet prishja e pazareve për trafikun e kokainës. 15 persona, vrasës me pagesë

by Java News
09/07/2022 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga përplasjet mes bandave shqiptare fundjavën e kaluar në Greqi, ku mbetën të vdekur 3 persona dhe tre të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve efektivë policie.shqip1

Sipas mediave greke, përleshjet me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, që kishin protagonistë kriminelë shqiptarë fshehin pas tyre trafikun e kokainës dhe larja e hesapeve përmes vrasjeve me pagesë.

Dy ngjarjet e përgjakshme ishin të lidhura me njëra-tjetrën, ku mbetën të vrarë Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj, 48 dhe 46 vjeç. Të dy ata ishin arrestuar në muajin maj për trafik droge. Në një analizë të gjatë, mediat greke shkruajnë se pas këtyre përplasjeve qëndron trafiku i kokainës që vjen nga kartelet e Amerikës Latine.  46 – vjeçari që ra i vdekur nga plumbat e bashkatdhetarit të tij 48-vjeçar (gjithashtu bashkëpunëtor i tij në të paktën një rast trafiku droge) nuk ishte një person i rëndomtë i mafias shqiptare.

shqip2

Ai ishte arrestuar shtatë herë në Greqi dhe sipas mediave helene kjo tregon gamën e aktiviteteve të shumta që kishte zhvilluar. Fakti që ai shkoi në takim me të paktën tre persona të tjerë si grup mbështetës (përfshirë djalin e tij 23-vjeçar, i cili gjithashtu mbeti i vrarë si pasojë e asaj që ndodhi në Patisia) do të thotë se ai ishte kapoja. Ndërkaq vetë policia greke ka ngritur alarmin se në periudhën e fundit janë shtuar ekzekutimet e personave që në një mënyrë apo tjetër janë të përfshirë në mafian shqiptare.

Vrasjet me pagesë dhe larje hesapesh

Vitet e fundit në Greqi kanë ndodhur një sërë vrasjesh të anëtarëve të mafias shqiptare, ku ekzekutimet kryhen kryesisht me pagesë dhe larje hesapesh. Një e tillë ishte edhe ajo e 16 nëntorit 2021 ku u qëllua një 37-vjeçar pronar të një karburanti në Thivon Avenue, i cili më parë ishte dënuar për trafik kokaine rreth 12 vite më parë. Po vitin e fundit u ekzekutua sërish një 32-vjeçar shqiptar në një kafene në Sepolia si dhe një bashkatdhetar i tij, 39-vjeç.

Sipas mediave greke, oficerët e policisë prej vitesh ndjekin aktivitetet e mafias shqiptare.shqip3

Sipas tyre, mafia shqiptare po lan hesapet mes anëtarëve të saj, si pasojë e prishjes së pazareve të drogës ku përveç kanabisit tradicional, tashmë tregtia përfshin edhe kokainën që sillet nga Amerika Latine. Policia greke bën të ditur se në Greqi janë rreth 10-15 persona që nuk e kanë problem të kryejnë vrasje me pagesë. Sipas policisë, kjo ka ndodhur në periudhat 2007-2009, 2014-2017 dhe është rikthyer sërish dy vitet e fundit./m.j

Next Post
VIDEO/ Ushtria ruse u torhoq nga ishulli i Gjarpërinjve, momenti kur forcat ukrainase rimarrin në kontroll territorin

VIDEO/ Ushtria ruse u torhoq nga ishulli i Gjarpërinjve, momenti kur forcat ukrainase rimarrin në kontroll territorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In